Përshendetje të gjithëve,

Më lejoni të filloj duke falënderuar organizatorët të cilët më ftuan për të ndarë pikëpamjet dhe mendimet rreth “Situatës së Sigurisë në Evropë dhe sfidat e kërcënimet e saj”.

Është kënaqësi për mua të ndaj vëzhgimet e mija në Këshillin e Atlantikut të Shqiperisë, një organizatë e mendimit dhe diskutimit të çështjeve të ndërthurura të mbrojtjes dhe sigurisë së Aleancës së Atlantikut.

Shumë nga idetë dhe mendimet që do ndaj sot me ju, i kam artikuluar disa muaj më parë, në Këshillin e Atlantikut në Washington si dhe në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, në Londër.

Siç theksoi dhe Sekretari i Përgjithshem i NATO-s Jens Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë, në Munich disa javë më parë “Viti që lamë pas ishte një vit i zi për sigurinë”. Dhe kështu ka filluar dhe ky vit. Por historia nuk shkruhet në advancë. Ne mund të parandalojmë një epokë kaosi- nëse kemi vullnetin të bëjme një gjë të tillë. Ne mund të ruajmë rregullin boteror që na ka sherbyer aq mire, nëse u qendrojme fort rregullave dhe mbështesim fort njëri-tjetrin. Pra, gjithcka varet nga ne.”

Mund të diskutojmë për orë të tëra në këtë tryezë mbi historinë, çështjet, shkaqet dhe rrënjët e konflikteve që janë prodhuar në Ballkan, veçanërisht gjatë shekullit të fundit, por do të doja që vemendja juaj t’i kushtohej një çështje që i përket aktualitetit. Në cilën mënyrë konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ndikojnë në Ballkanin Perëndimor? Çfarë po bënë komuniteti ndërkombëtar për t’ju përgjigjur ndonjë sulmi të mundshëm, që mund të përftohet nga ajo që quhet “fuçi baruti “ e Evropës? Mendimet e mija nuk do të jenë tërësisht akademike, por më lejoni të jap pikëpamjet dhe mendimet e mija mbi këto çështje. Do të flas shkurtimisht në mënyrë që të lë kohë për mendime dhe diskutime në tryezë.

Vendet anëtare të NATO po përballen kohët e fundit me rreziqe që vijnë nga lindja dhe jugu sipas veçorive të ndryshme, por ato kanë të përbashkët parimet e mbrojtjes kolektive, menaxhimin e krizës dhe sigurinë bashkëpunuese. Shqetësimet e të gjithë krahut lindor dhe jug-lindor të Aleancës janë të dukshme. Ne, vendet anëtare kemi diskutuar, vendosur, planifikuar dhe organizuar të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rreziqet e reja që vijnë nga Rusia dhe xhihadistët.

Por në këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajonet të cilat mund të preken lehtësisht nga trazirat ndërkombëtare, si pasojë e paqëndrueshmërisë dhe cenueshmërisë së tyre. Ballkani Perëndimor është një prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar plotësisht nga paraja dhe ideologjia e Moskës dhe fondamendalizmit/

Bosnia-Hercegovina, Kosova, Serbia, së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë, nuk i janë bashkuar ende klubit Euroatlantik. Këto vende kanë rrugë, vullnete dhe axhenda të ndryshme përkundrejt NATO dhe BE nga vendet ekzistenca e të cilëve sigurohet nga Aleanca, por që janë ende të dobët në ndërtimin e demokracive liberale, vende kandidate të mundshme për në NATO, prej disa vitesh.

Ndërkohë, shembujt më të mirë të rajonit janë Sllovenia dhe Kroacia, vende anëtare me të drejta të plota në NATO dhe BE; Shqipëria vetëm vend anëtare e NATO-s. Vendet e tjera janë kandidate për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa Kosova po bën një përparim të madh në rrugën drejt njohjes dhe integrimit të saj, nga organizatat ndërkombëtare.

Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE është më e ndërlikuar dhe këtu përfshij edhe vendin tim. Dyshimet politike dhe kufizimet ekonomike po dobësojnë ëndrrën e integrimit. Por në këto kohë konfliktesh, ne të gjithë biem dakord që konflikte të tjera mund të parandalohen lehtësisht nga procesi i integrimit.

Me rritjen e nacionalizmit në Evropë, Rusia ka pasur një projekt të qartë dhe konkret për Ballkanin, duke përcaktuar shumë mirë çështjet e influencës, të bazuara në besimin fetar dhe prejardhjen racore. Për dy shekuj, pavarësisht regjimeve udhëheqëse në Rusi ose shteteve të reja të Ballkanit, politika ka qenë e njëjtë. Rajoni ynë është parë gjithmonë si një shtojcë e ekspansionit të Rusisë kundrejt Mesdheut. Ëndrrat e civilizimit perëndimor të Ballkanit nuk janë pranuar kurrë nga Rusia.

Në ditët e sotme, bankat, biznenset, infrastruktura turistike, kompanitë e gazit dhe karburantit në Ballkanin Perëndimor, shihen si objektiv për para nga Rusia. Prania ekonomike e Rusisë po rritet në mënyrë të vazhdueshme në këto kohë vështirësie për Perëndimin.

Në lidhje më politikën e jashtme ka forca politike në shumë vende të rajonit që e shohin mënyrën e të mënduarit të Rusisë si alternativa më e mirë për të ardhmen e vendeve të tyre. Në disa vende, parti politike të tilla duken qesharake, por diku gjetkë, në zemër të Ballkanit, ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të popullatës. Për më tepër, numri i këtyre njerëzve nga Ballkani që marrin pjesë në luftën hibride ruse është i dukshëm dhe shqetësues.

Për më tepër, unë nuk jam këtu për të treguar përqasjet dhe pozicionet e vendeve të tjera të Rajonit sepse është afër mendsh që politika e tyre e jashtme mbetet një e drejtë e posaçme kombëtare, por unë nuk mund të shpërfill disa fakte të kohëve të fundit. Shfaqja për vizitën e presidentit Putin në disa kryeqytete te rajonit, investimet qindra milionë dollarëshe, dhe së fundmi stërvitjet e perbashketa, të mbajtura në nëntor, 2014, në afërsi të kufirit kroat (një aleat i NATO) dhe kosovar (që Rusia është përpjekur ta përfshijë në rastin e paligjshëm të aneksimit të

Krimesë), në pikëpamjen time dhe duke pasur parasysh ambjentin aktual të sigurisë, përbëjnë një shqetësim që mund të shkaktojnë një debat të madh.

Nga ana tjetër, xhihadistët kërkojnë terren të përshtatshëm në Evropë. Sulmet terroriste të disa javëve më parë në France dhe Danimarkë, dhe parandalimi i akteve të mundshme terroriste në Belgjike e gjetkë, janë këmbana alarmi për rrezikun që i kanoset sot qytetërimit modern nga forcat e errësirës. Ne i luftojmë ata në mënyrën tonë, por numri i njerëzve që marrin pjesë nga Ballkani Perëndimor, në rajonet e konflikteve, po rritet në mënyrë shqetësuese. Ata kanë lënë pas familjarë, miq dhe fqinjtë e tyre. A u jep atyre Perëndimi majftueshëm shpresë? Ajo çfarë NATO dhe BE kanë bërë në 20 - 25 vitet e fundit është e mrekullueshme. Por, prapë se prapë, a është ende kaq drastike për BE të mundësojë hyrjen e disa milionë njerëzve nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, ish - Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia? Askush nuk po kërkon dhurata dhe privilegje, por po sikur të kemi një hartë të sigurtë për këto vende?

Shqipëria vlerëson përpjekjen personale të kancelares gjermane Anxhela Merkel, për të ftuar liderët e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Berlinit në funs të gushtit 2014. Kryetarët e shteteve, ministrat e jashtëm dhe të ekonomisë, të tetë qeverive, po ashtu dhe presidenti i Barroso dhe komisioneri për zgjerimin Fyle, shkuan në Berlin për një ditë, e cila nuk ishte thjesht një mbledhje për arsye simbolike. Krahas mbledhjes së liderave u mbajt një mbledhje për biznesin me qëllim rritjen e bashkëpunimit industrial dhe ekonomik në rajon. Unë e përgëzoj të gjithë këtë përpjekje, e cila ishte më shumë se e nevojshme, duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë në rajon si dhe mungesën e një baze industriale.

Interpretimi im personal i këtij samiti ishte që BE “nuk po e harron Ballkanin Perëndimor”. Madje, edhe kjo mbledhje, ishte një nxitje e fuqishme por që nuk mund të jetë e mjaftueshme nëse BE do që vendet tona një ditë të jenë shtete anëtare të begata. Uroj që BE do t’i qëndrojë besnik “perspektivës evropiane” që i ka premtuar Rajonit. Sidoqoftë vendosja e të gjithë përgjegjësisë këtyre vendeve për ta përbushur këtë, humbet pamjen më të gjerë të një BE të ç’interesuar, e cila nuk ka mjetet për të prishur rrjetën që mban pas këto shoqëri të rajonit.

I njëjti argument është i vlefshëm edhe për integrimin e rajonit tonë në NATO. Sigurisht rruga e NATO është më e qartë dhe gjithsesicili e di që duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Por NATO nuk duhet të harrojë që këto forca të errëta që vijnë nga Lindja do të donin t’i ngulnin thikën pas shpine Aleancës. Pika më e dobët është afër nesh, diku midis Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, të gjitha vende anëtare të NATO që ndajnë kufinj me vende joanëtare të NATO.

Liderët e NATO-s, në Uells, morën vendime të rëndësishme për të siguruar një Aleancë të fortë dhe të gatshme duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit me partnerët nëpërmjet hedhjes së iniciativës për ndërtim të kapacitetit të Mbrojtjes, për të ndihmuar Aleancën që të projektojë stabilitet pa përfshirë forca të mëdha luftarake. Fillimisht ne parashikojmë të marrin pjesë vënde partnere si Gjeorgjia, Jordania dhe Moldova. Ju siguroj që të paturit të vendeve të krahut jugor dhe lindor të aleancës, nuk është rastësi.

Procesi i zgjerimit të NATO nuk ishte pjesë e axhendës së samitit. Sidoqoftë politika me dyer të hapura u përsërit dhe aleanca i ofroi Gjeorgjisë një paketë masash të zgjeruara për ta ndihmuar në përgatitjen e saj drejt anëtarësimit. Ne, gjithashtu, ramë dakord të hapim bashkëbisedime të

intensifikuara rreth kandidimit të Malit të Zi dhe brenda 2015 do të vlerësohet nëse Mali i Zi do të ftohet t’i bashkohet Aleancës. Shpresoj që kjo të ndodhë për Malin e Zi dhe vendet e tjera të Rajonit të cilat ndajnë parime dhe vlera të njëjta demokratike.

Edhe një herë, eshtë e dukshme që ne po përpiqemi të ngushtojmë hapsirat në zonat përreth nesh, të përmendura më lart. Duke marrë parasysh gravitetin e ambientit të sigurisë në ditët e sotme, ne duhet të lëvizim më shpejt. Unë besoj në mënyrë të palëkundur që duke integruar këtë zonë gri të Evropës në komunitetin Euroatlantik ne do ta bëjmë Aleancën tonë një grup më të mirë vendesh me vlera të përbashkëta, për mbrojtjen kolektive.

Ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera europiane dhe kemi të njëtat objektiva për të ardhmen. Me më shumë vullnet politik, konfliktet e lindjes dhe të jugut, do të qëndrojnë larg Ballkanit.

Në Ministerialin e Mbrojtjes të pak ditëve më parë të Aleancës, u vendos fuqizimi i Forcës së Reagimit të Shpejtë të Aleancës. Në të njëjtën kohë Njësi Facilituese do të vendosen në disa vende anëtare të Aleancës. Të gjitha keto masa kanë natyrë mbrojtëse, janë proporcionale dhe në përputhje me parimet e angazhimet nderkombëtare. Kjo është përgjigja e Aleancës për rreziqet dhe kërcënimet e mundshme, qoftë nga lindja, apo jugu. Dhe natyrisht, që Shqipëria, Forcat tona të Armatosura, si përherë, do të jenë pjesëmarrese dhe kontribuese aktive e Aleancës

Në të gjithë këto pasiguri, duke pasur parasysh krizat aktuale, ne duhet të kujtohemi që paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë, nuk mund të merren si të mirëqena. Historia na ka mësuar se teksa bota ndryshon, NATO, BE dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka nevojë të ndryshojë. Duhet të jetë i aftë të reagojë shpejt jo vetëm politiksht, por të ketë gjithashtu kapacitetin e duhur dhe të nevojshëm.

Faleminderit për vemendjen Tuaj!