Të nderuar kolegë. Zoti bashkëkryeministër, tashmë izgjedhur, Ilir Meta. Zoti bashkëkryeministër, që pret të votohesh, Edi Rama.
Po ju drejtohem juve, në radhë të parë, meqë sot është ditae votëbesimit të qeverisë me dy koka, dhe kjo nuk është inerci e festimeve të100- vjetorit të Pavarësisë.
Ju sot merrni në dorëzim me letra një Shqipëri normale. Nefakt, ky përcaktim vlen më shumë për bashkëkryeministrin e dytë, se i pari e kamë të qartë cështjen, sidomos për katër vitet e fundit. Nuk është një Shqipëriperfekte, sepse nuk kemi pretenduar asnjëherë që kemi qenë të pagabueshëm nëqeverisje, por një vend dinjitoz, anëtar i NATO-s, me shumë probleme ende tëpazgjidhura, por me një varg të gjatë arritjesh të jashtëzakonshme.
Një Shqipëri, e cila ka ndyshuar kryekëput me atë që gjetëmnë vjeshtën e vitit 2005, kur Partia Demokratike erdhi për herë të dytë nëpushtet.
Por sot ndoshta nuk është dita për të bërë një bilanc tëplotë tetëvjëcar dhe për të shprehur krenarinë tonë për gjithcka ndërtuam dhe bëmënë këtë vend gjatë këtyre viteve.
Sot po merrni në dorëzim celësat e një atdheu, ku, jo vetëmthjesht për shkak të heqjes së vizave, shqiptarët janë shumë herë më kryelartëse 8 vite të shkuara.
Unë nuk pres të bëni ndonjë gjë të madhe në këtë drejtim, portë paktën mos e ktheni Shqipërinë si dikur, në delen e zezë të Europës, kur talini sërish pushtetin.
Po merrni në dorëzim një vend ende jo të zhvilluar, por menjë infrastrukturë moderne thuajse të përfunduar, falë përcaktimit të qartë dhepërkushtimit të dy qeverive të fundit të Sali Berishës. Unë nuk pres kurrësesiqë ju të ndërtoni rrugë të reja, por të paktën mos i prishni edhe ato që janë bërëtashmë dhe ua kemi lënë gati.
Po ju dorëzojmë një vend me paga dhe pensione që u rritënnga viti në vit, disa prej të cilave u dyfishuan, të tjerat shkuan edhe më lart.Unë, sigurisht, nuk pres prej jush që ruani këtë trend të fortë zhvillimi, portë paktën mos i ulni pagat dhe pensionet, që gjetët, se do të bëhemi gaz i botës.
Është një Shqipëri që pati një rritje impresionueseekonomike për vite me radhë dhe që kohët e fundit arriti të mos bjerë nërecesion, megjithë tallazet e mëdha, që shkaktoi pothuajse kudo në rajon dhe mëgjerë kriza globale. Unë nuk pres prejjush që të bëni të njëtën gjë, por të paktën mos e lini ekonominë e 4 milionshqiptarëve të rrokulliset në humnerë, për shkak të keqqeverisjes.
Po dorëzohet me investar një Shqipëri e gatshme për tërritur shpejtësinë e integrimit në Bashkimin Europian, dhe kjo aspak për meritëtë dy palëve. Unë nuk pres prej jush që keni të njëjtin pasion si ne për ëndrrëneuropiane, por të paktën mos u bëni ferrë nëpër këmbë e udhëtimit tonë drejtBrukselit. Keni përballë një opozitë, që nuk do të bllokojë asnjë ditë të vetmeprocesin, sic e bëtë ju paturpësisht për vite me radhë.
Por edhe katër vjet më parë, Shqipëria ishte gjithashtu njëvend normal, kryesisht falë arritjeve tona në mandatin e parë. E megjithatë, nështator të 2009-ës, pothuajse gjysma e kësaj salle ishte bosh. Sepse Shqipëriaishte vend normal, por kishte opozitë një anormale. Dhe për këtë asokohe ishtedakord me ne edhe bashkëkryeminisri tashmë i zgjedhur i kësaj qeverie, zotiMeta.
Opozita e Edi Ramës bojkotoi parlamentin për gjashtë muaj,ndonëse nuk kishte asnjë provë për pretendimet e saj se ishin manipuluarzgjedhjet. Opozita e sotme qëndron në këtë sallë në respekt të plotë të zgjedhësvetë vet dhe të misionit të saj, ndonëse ka qindra prova për deformim të fortë tërezultatit, në të paktën dy qarqe të vendit, ku u faktua plotësisht semazhoranca e sotme përdori falangat dhe paratë e krimit për të tjetërsuarvullnetin e zgjedhësve.
Ndaj edhe sot në këtë sallë, më shumë se triumfalizmi iqeverisë së Edi Ramës shkëlqen diferenca e madhe mes nesh. Kontrasti i fortë mesatij që njeh vetëm fitoren dhe atyre që respektojnë cdo lloj rezultati. Ne jemisot këtu më të vendosur se kurrë për të përfaqësuar denjësisht ata që na votuandhe që të kthehemi sa më shpejt në zërin e fortë të shumicës së shqiptarëve.
Por katër vjet më parë, fitimtarët e sotëm turfullonin rrugëve,sepse kryeministri ende i pazgjedhur nuk e kapërdinte dot humbjen. Ne jemi sot dhedo të jemi gjithmonë në këtë sallë, që është fronti kryesor i betejës sonëpolitike, sepse për ne Shqipëria është një vend i mirë dhe po kaq i shtrenjtë,jo vetëm kur jemi në pushtet. Ne nuk do ta bëjmë kurrë, që për shkak tëxhelozisë për kundështarin politik, të hedhim baltë mbi këtë vend, vetëm për shkakse jemi në opozitë.
Katër vjet më parë, shumë prej kolegëve tanë ishin futur nëcadrat e turpit para kryeministrisë në atë ashtuquajturën grevë urie, më e shëmtuaradhe më e palavdishmja që është zhvilluar ndonjëherë në këtë botë. Dhe si përironi të fatit, asnjëri prej Vrana Kontëve, që u ngujuan në ato cadra, nuk ështësot i propozuar për kabinetin e ri të Edi Ramës. Ministra janë vetëm ata, që uconin ushqime dhe u bënin roje natën me fener tek koka, se mos i hante SaliBerisha, teksa flinin. Tani Berisha nuk është më kryeministër, por disa prej tyrejanë, në rastin më të mirë, njësoj deputetë si atëherë, disa të tjerë nuk janë mëfare në këtë sallë, por ju edhe për këtë mund të thoni se fajin e ka prapëSaliu.
Dëgjova më 9 shtator hapësin socialist të kësaj legjislatureqë falenderoi popullin shqiptar për faktin se seanca e parë niste pa bojkotin enjërës palë. E tha atë, jo se donte patjetër të nderonte sovranin, por sepsenuk ia bënte zemra t’i thoshte faleminderit Partisë Demokratike dhe opozitës sësotme parlamentare.
Sepse i njëjti popull ishte edhe në vitin 2009, por një pjesëe konsiderueshme e përfaqësimit të tij u mor peng për vite me radhë vjet nga njëaventurier politik, i cili ishte gati të digjte të gjithë Shqipërinë përpushtetin e vet. Sot ia ka dalë, më në fund, që të realizojë ëndrrën e vetparanojake dhe është ulur në karrigen e kryeministrit, por ne do të bëjmëgjithcka që ta largojmë një orë e më parë prej andej. Po të kishte pasur njëgrimë morali, fjalia e parë e Edi Ramës në këtë sallë do të kishte qenë ndjesae thellë për atë që i shkaktoi këtij vendi në katër vjet, vetëm se nuk e pranontedot humbjen në një lojë demokratike. Ne jemi krenarë edhe se i dhamë vendit tëpaktën tre palë rresht zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Katër vjet më parë ne ishim një vend normal me një opozitëanormale. Dhe cdo demokraci dëmtohet, kur calon njëra prej këmbëve, mbi tëcilat ajo mbahet. Por sot ne jemi një vend normal me një qeveri anormale, sepseunë nuk besoj tek mrekullia që pushteti mund ta drejtojë gungën e kurrizos. Qëdo të thotë se jemi më keq se katër vite të shkuara, sepse atë që të bënqeveria nuk ta bën as Perëndia.
Po në ketë Shqipëri normale, që po dorëzohet me letra të rregullta,por në duar të këqija, a shkon që qeveria të sulmohet që ditën e krijimit? Do tëkisha dashur shumë të mos e bëja këtë, sepse mendoj se cdo qeverie i takon njëkohë e shkurtër amnistie, për ta pritur të gabojë.
Ndryshe nga dikush apo shumë të tjerë, nuk kam menduar sembledhjet informale të kabinetit Rama-Meta ishin për t’u qortuar domosdoshmërisht,përvec mediatizimit butaforik të tyre, që është zanat i vjetër i bashkëkryeminitsritende të pazgjedhur. Sepse të shfrytëzosh kohën për të qenë gati që në ditën eparë nuk është për t’u sharë apriori. Por Edi Rama nuk na e dha mundësinë taamnistonim, qoftë edhe vetëm një sekondë. Sepse Edi Ramës kurrë nuk i ka priturpuna për ndonjë gjë. Sepse Edi Rama ngutet gjithmonë të zbulohet ai që është.
E gjithë pritshmëria pozitive, që mund të kishte cilido, qëe ka votuar mazhorancën e re, u hodh në erë nga e ashtuquajtura konferencë eekspertëve ndërkombëtarë. Ku një grup i madh klientësh erdhën në Tiranë mecanta në duar për të ndarë në copa Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama. Ende nukka prova nëse për këtë projekt superkorrupsioni e ka dhënë dakordësine e vetedhe bashkëkryeministri, tashmë në detyrë, Ilir Meta. Por kjo mbetet për t’uparë në të ardhmen e afërt dhe të largët.
E rëndësishme është të kuptohet që i gjithë ky nxitim për tëzënë kohën nuk ka pasur asnjë moment në thelbin e vet përgjegjësinë për tëqeverisur mirë, por ngutin për të zhvatur që ditën e parë, kur të hyjnë nëpërzyra. Dhe kjo është më e rëndë se disa nga premtimet e harruara të Edi Ramës, përtë cilat sigurisht që do të merremi cdo orë, cdo javë dhe cdo muaj, dukefilluar prej sot.
Më kujtohet një koleg socialist, i cili cuditërisht nuk udorovit me ndonjë post në qeveri, që tha në një emision televiziv se “ne do tëvjedhim me lezet, kur të vijmë në pushtet”. Atij po i del fjala, ende pa ungjitur në platformë kolegët e vet të shpërblyer. Për 8 vjet me radhë kemi dëgjuarnga solistë të ndryshëm, por edhe nga i gjithë kori i Partisë Socialiste emrine Damir Fazllicit, si një biznesmen i huaj që po bënte namin në Shqipëri, senjihte dikë apo disa në qeveri.
Pëfytyroni, një bandë të madhe ustallarësh, që vijnë metrasta dhe thasë të mëdhenj në duar për të bërë plackë. Do të na duhet shumëkohë për t’i mbajtur mend të gjithë emrat e tyre, por ndoshta kjo nuk ështëfare e nevojshme. Ata vijnë të gjithë me porosi dhe për llogari të Edi Ramës,me të cilin nuk e kanë për herë të parë. Sepse me të kanë ndarë lekë dheinteresa prej shumë vitesh, në kohërat e arta të lulëzimit të 20-përqindëshit nëbashkinë e Tiranës. Vijnë të stërvitur dhe të sprovuar, prandaj edhe janë më tërrezikshëm.
Normalisht, sot do të duhej të diskutonim për programin eqeverisë dhe afrontimin e tij me premtimet elektorale, sepse jemi në kushtetkur ende Edi Rama dhe ministrat e tij nuk kanë firmosur ndonjë akt apo vendim.Por bashkëkryeministri, që pritet të votohet, na e kurseu edhe këtë mundim.Sepse kjo qeveri nuk ka program, por vetëm në hartim të të shkruar nxitimthi,sa për të pasur një referencë mbi tavolinat e parlamentit. Dicka pak më shumëse dosja e famshme bosh e Rexhep Meidanit, që u bë anekdotë. Ndaj unë refuzoj qëtë komentoj detaje të këtij pamfleti, të paraqitur si program. Por sigurisht unënuk jam aq naiv dhe kaq pa eksperiencë sa të mendoj se performanca e njëqeverie varet vetëm ose kryesisht nga programi i saj. Sepse mund të shkruash njëtekst perfekt zotimesh dhe reformash dhe të dështosh pa filluar. Sepse mund tëprenotosh program-hartuesit më të zotë të globit dhe të mos ndjekësh asnjë ngatezat e shkruara.
Edi Rama nuk denjoi as formalisht të sillte në parlament njëprogram serioz. Jo se nuk kishte njerëz, madje edhe vetëm po t’i futej, mund tabënte një projekt të mirë, sepse nuk mund t’i mohohet që e përdor mirë fjalën,sidomos atë të shkruarën.
Edi Rama nuk e mori mundimin, jo thjesht për të injoruarparlamentin, por më shumë se nuk ka ndërmend të bëjë asgjë serioze për shtetindhe për vendin, sa të jetë në krye të kësaj qeverie. Dhe solli atë sallatë dëshirash,fotografish, përshkrimesh dhe CV-sh, ku mungonin afatet, faturat, mjetet dhecdo shpjegim tjetër se si do të mbahen disa prej premtimeve elektorale, ndërkohëqë shumë prej këtyre të fundit kanë avulluar dhe nuk përmenden më fare.
Por nëse program nuk kishte, Edi Rama ishte fare i qartë dheeksplicit në një pikë. Ne qasjen armiqësore ndaj opozitës. Nuk humbi asnjësekondë dhe pikërisht në ditën që duhet t’u tregonte shqiptarëve se cfarëkihste ndërmend të bënte për ta, iu vërsul në shpinë me një tërbim të pashoqPartisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi.
Ne jemi sot këtu edhe për për t’i treguar atij se nuk na lëvizfare qerpiku prej kërcënimeve banale të kësaj qeverie dhe se cdo përpjekje përtë intimiduar opozitën do të marrë flakë për flakë përgjigjen që i takon.
Të nderuar qytetarë shqiptarë! Pas meje ju shikoni njëqeveri me dy kate. Ose më mirë një qeveri me shtesë kati, e cila pret tëlegalizohet falas, sepse kështu ka premtuar Edi Rama, për të gjitha ndërtimet epaligjshme. As vend për sekretari nuk kanë lënë në sallën e parlamentit.
Në këtë Shqipëri normale, sipas nesh, me arritje dhe suksesetë mëdha, por ende vend të varfër, apo në këtë vend të rrënuar ekonomikisht,sipas tyre, na u dashka një kabinet i fryrë me nja pesë ministra më shumë seqeveria që shkoi. Dhe e gjitha kjo pa llogaritur stafet e tyre, që mund të ndërtohensipas të njëtit model, po me shtesa kati. E sikur të mos mjaftonte kjo, të gjithëministrat, përvec njërit, pritet të zëvendësohen me nja 20 deputetë, duke efryrë kësisoj edhe parlamentin dhe duke e bërë atë më të stërmadhin dhe më tëkushtueshmin në gjithë këto vite.
Kam përtuar ta marr lapsin dhe të bëj një llogari të saktë,por jam i sigurtë se janë disa dhjetëra milion euro më shumë, që do të rëndojnëmi xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Ky është peshqeshi i parë, që i bën paradhënie kryeministrikëtij vendi me ekonomi të rrënuar, sipas tij, edhe sikur asnjë prej këtyrezyrtarëve që i shtohen administratës sonë të mos vidhte asnjë qindarkë, madjeedhe sikur në asnjërën prej këtyre dikastereve, që shtohen, të mos shfaqeshinfare sekserët e huaj dhe vendas të Edi Ramës. Ata që morën pjesë në atëkonferencën famëkeqe, dhe të tjerë që pritet të shfaqen në skenë ditët nëvijim. Sigurisht, që ky skenar optimist nuk ka asnjë shans që të ndodhë, ndaj përfytyronivetë se cfarë mund t’i shkaktojnë arave me grurë retë e shtuara të karkalecëve.
Por atëherë cfarë duhet të presim ne prej kësaj qeverie, kurmjafton një vështrim i përciptë për të kuptuar se ajo ka në përbërje të vetnjerëzit më pa eksperiencë në administrimin publik, të cilët të vetmen meritëkanë besnikërinë dhe fanatizmin ndaj Edi Ramës.
Unë nuk dua sot të futem në emra, jo se ia përtoj kësajpune, por se i qëndroj fjalës së urtë se “peshku qelbet nga koka”, dhe seproblemi kryesor i kësaj qeverie është koncepti klientitelist dhe korruptiv indërtimit të saj.
Po sot na dhanë një shembull të qartë se këto që unë po themjanë tërëisht të vërteta. Asnjëri prej ministrave të qeverisë nuk ka gjë për tëthënë. Asnjëri prej tyre nuk do të flasë në këtë parlament. Kjo do të thotë senë qeverinë Rama sot është zyrtarizuar Kodi i Heshtjes. Kurse në PartinëSocialiste ka nisur era e re, që flasin vetëm ata që s’kanë gjë në dorë. Sepseministrat merren me punë të mëdha, që e kuptoni vetë se cfarë janë.
Të nderuar qytetarë shqiptarë! Jo vetëm mbështetësit e opozitës, por edhe juqë e keni votuar këtë mazhorancë, që sot po zyrtarizohet në pushtet. Shqipëriado të provojë për herë të parë të qeveriset nga një kabinet privat, dhe kjo ështëështë një këmbanë alarmi që bie mbi të gjithë ata që kanë veshë. Deri tani ne ikemi provuar të gjitha llojet e qeverive, të cilat kanë pasur të mirat dhe defektete tyre, dhe nuk është dita sot për t’i krahasuar me njëra-tjetrën. Por sado tëkëqija të kenë qenë, ata kanë përfaqësuear me aq sa kanë mundur një stad tëcaktuar të zhvillimit të kësaj shoqërie.
Kurse kjo është një qeveri që nuk mbështet tek asnjë kriterpolitik përfaqësimi, por që e ka të shkruar në ballë se është një ndërmarrjeprivate apo SHPK e Edi Ramës.
Për gjithë këto arsye, kjo qeveri është një kërcënim i madhpër vendin, për cdo shtetas të kësaj republike. Si të gjitha gjërat private, përtë cilat nuk mund të pretendosh që të kenë ndonjë dimension të fortë publik,sepse janë ndërtuar për të qenë të tilla. Madje ajo është kërcënim edhe për vetëPartinë Socialiste, sepse as atë vetë nuk e përfaqëson.
Kam bindjen e plotë se edhe kriteri i ministrave jodeputetë ështëshpikur për të përforcuar dimensionin privat të qeverisë, për ta distancuar atë,jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, që e votuan këtë mazhorancë, por edhe ngavetë deputetët e majtë, që do ta pagëzojnë dhe do ta mbajnë në këmbë këtëqeveri, për aq jetë sa do të ketë.
Dhe pavarësisht se ky kabinet ka lindur si kërcënim i madh kombëtar,kjo është prapëseprapë qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ky vend ka nevojë tëzhvillohet më tej, të mirëqeveriset dhe të avancojë arritjet e pamohueshme të këtyredekadave në liri, sidomos ato të 8 viteve të fundit. Në këtë kuptim, kjo qeveri,as sot dhe, as në ditën apo grahmën e vet të fundit, nuk do të ketë mbi supemallkimin e opozitës. Pa imituar kurrë modelin e shpifur të baltosjes, atë zakonpatologjik të Edi Ramës, ne jemi të vendosur të vigjëlojmë pa mbyllur sytë përasnjë cast cdo lëvizzje të dyshimtë ose jo të kësaj qeverie. Do të jemi këtu përtë denoncuar cdo skandal, cdo aferë korruptive, madje edhe cdo tentativë për tëbërë ndonjë zullum prej saj.
Do të jemi këtu cdo ditë për t’i tundur Edi Ramës dhe cdo përfaqësuesitjetër të kësaj qeverie të gjitha premtimet e fushatës elektorale, por padyshimqë do të jemi, po ashtu, edhe opozita e e alternativave.
Për sa më sipër dhe për të tjera që nuk mund të thuhen tëgjitha në një fjalim: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe opozitën e saj!
Për sa më sipër dhe për të tjera që nuk mund të thuhen tëgjitha në një fjalim: Zoti e faltë këtë qeveri, sepse as ai vetë e nuk e shpëtondot nga dështimi!