
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka ndarë një foto e flamurit kombëtar të gjetur në rrënojat e Thumanës pas tërmetit me viktima, duke përcjellë një mesazh për 107-vjetorin e pavarërisë. Lleshaj shkruan se ky flamur është lutja jonë për shpirtat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë.
"28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer. Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.
Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.
Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare. Rroftë Shqipëria!", shkruan Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Shqipëria perkujton 107-vjetorin e pavarësisë në dhimbje! Meta krah Ramës në Vlorë: Politika të jetë e bashkuar për çështje të rëndësishme












