Flamurtari siguron rikthimin në Kategorinë e Parë pasi preku fundin, trajneri: Po mendojmë për sezonin e ardhshëm

Rruga drejt rikthimit të lavdisë ka nisur. Flamurtari pas vetëm një sezoni ka siguruar ngjitjen në kategorinë e parë. Fitorja 4-1 kundër Luftëtarit i siguroi matematikisht ngjitjen klubit vlonjat, që vjet preku fundin duke rënë në kategorinë e dytë.

“Ishte një sezon i gjatë i vështirë, duke filluar nga infrastruktura. Të gjitha gjërat këtë sezon nuk ishin në favorin tonë sepse Flamurtari nuk është mësuar të luajë në këto kategori apo nivele,”-tha Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.

Kanë mbetur edhe 2 ndeshje për të mbyllur sezonin, por në klubin vlonjat kanë nisur prej kohësh përgatitjet për të ardhmen.

“Të gjithë fazën e dytë kemi qenë në kontakt me njerëz. Jemi të gatshëm që të gjithë ato lojtarë të cilët janë të përgjegjshëm për ta mbajtur këtë fanellë sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e Flamurtarit,”-Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.

Përveç Flamurtari gjasat janë që Labëria e qytetit të Vlorës të bëjë ‘play-off’ për t’u ngjitur në kategorinë e parë me Orikun ose Veleçikun.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'