/ATSH-Flora Nikolla/.- Kete vit, pasi ka interpretuar një koncert me Orkestren e Radio Televizionit Shqiptar dhe një koncert me Orkestren e FA, pasi ka kompozuar, realizuar, drejtuar dhe regjistruar në Prage muzikën e një filmi me producent dhe regjisor zvicerian, Fatos Qerimaj, me një karrierë brilante në muzikë, sjell për publikun në këto ditë të majit ne Tirane, Festivalin "Flauti Magjik" në edicionin e tij të tretë. Drejtues i orkestrës In-Sequence dhe Big Band Orkestra, Qerimaj thotë se, Festivali është shprehje artistike për interpretuesit dhe krijuesit me qëllim promovimin e kulturës muzikore skenike me një repertor i cili prek shumë linja të artit. Por edhe promovimi i talenteve të reja dhe bashkëpunimi midis artistëve profesioniste dhe studentëve është një nga qëllimet e festivalit qe mban nje emer të cilin Moxarti e dhuroi përmes operës se tij "Flauti Magjik", një simbolike jo vetëm artistike dhe sociale, por dhe një testament shpirtëror për të gjitha brezat. Rreth 450 muzikantë, pedagogë dhe studentë kanë marrë pjesë me një repertor shumë të pasur përgjatë tre edicioneve duke interpretuar vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe te huaj dhe duke duke prekur alternativat muzikore klasike dhe bashkëkohore, duke ngjallur interes në publik dhe në media. Ky edicion si edhe edicionet e para është prezantuar me disa mbrëmje me muzikë dhome, koncerte solistik me orkester e korin e Universitetit te Artit. Me shumë kërshëri pritet gjatë kësaj jave, organizimi i një mbrëmje Gala ku do të marrë pjesë, Arlinda Morava, një nga sopranot shqiptare më të spikatura të skenës operistike e cila jeton në Rumani qe do të interpretojë me tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha. Në këtë mbrëmje do të marrë pjesë edhe Kori i UArt-se drejtuar nga Suzana Turku dhe Big-Band Orkestra me solist Indrit Kodraliu
F.N :Prof Qerimaj, me nje karrierë brilante në muzikë , ju po organizoni së fundmi , Festivalin Flauti Magji në Edicionin e tij të tretë. Cili është qëllimi dhe synimi i këtij festivali ...?
F.Q : Festivali Flauti Magjik është në edicionin e tretë si shprehje artistike për interpretuesit dhe krijuesit me qëllimin të promovojë kulturën muzikore skenike duke trajtuar një repertor i cili prek shumë linja të artit. Promovimi i talenteve të reja dhe bashkëpunimi midis artistëve profesioniste dhe studentëve është një nga qëllimet që festivali ka trajtuar dukshëm në edicionet e tij.
F.N : Duke u kthyer tre vite më pas, si ju lindi ideja e organizimit të këtij festivali ?
F.Q : Pikërisht dëshira e artistit për të shprehur arritjet artistike kërkon një vëmëndje dhe organizim të vazhdueshëm. Në art kjo është e dukshme. Tashmë Festivali "Flauti magjik", është një nga ngjarjet që organizohet dhe fokuson këtë qëllim.
F.N: Pse "Flauti Magjik" ?
F.Q : Duke qënë brenda një Universiteti Arti, duhet të gjeja një titull artistik, shprehës dhe gjithëpërfshirës. Mozarti na ka dhuruar nëpërmjet operës se tij "Flauti Magjik", një simbolik jo vetëm artistike dhe sociale por dhe një testament shpirtëror.
F.N: Si ka proceduar deri më tani ky festival dhe cili ka qënë impakti i tij ...?
F.Q : Festivali është shprehje e bashkëpunimit dhe angazhimit insitucional.E vlerësoj mbështetjen dhe nxitjen që Ministria e Kulturës i ka dhënë këtij festivali si dhe vlerësoj mbështetjen e rektorit te UArt-se Prof.Petrit Malaj dhe angazhimin e kancelares që mbeten tej mase të rëndësishme. Përfshirja e pedagogëve dhe studentëve përgjatë tre edicioneve ka arritur një numër me rreth 450 pjesmarrës të cilët kanë interpretuar vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe te huaj. Repertori ka qënë i larmishëm duke prekur disa nga alternativat muzikore klasike dhe bashkëkohore.Kjo padyshim ka treguar interes dhe impakt tek publiku dhe media.
F.N : Cfarë do të mund të veconit Profesor nga ky Edicion i Flautit Magjik ?
F.Q : Ky edicion ka të njëjtën strukturë prezantimi si dhe edicionet e para. Mbremje me muzike dhome, koncert solistik me orkestren dhe korin e univeristetit te Artit, mbremje festive ne formën e Gala-së dhe muzikë bashkekohore. Nje mbrëmje Gala kete te enjte, me 21 maj, do të ketë pjesmarrëse një nga sopranot shqiptare me të spikatura të skenës operistike që jeton në Rumani, Arlinda Morava, e cila do të këndojë së bashku me tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha. Në këtë mbrëmje do të marrë pjesë Kori i UArt-se drejtuar nga Suzana Turku dhe Big-Band Orkestra me solist Indrit Kodraliu.
F.N :Cilat janë disa nga planet më të afërta të këtij Festivali
F.Q : Duke parë interes të vazhdueshëm të solistëve interpretues edicioni i rradhës do të ketë një konkurs të artistëve të rinj, fituesit e të cilit do të interpretojnë në mbrëmjen Gala të shoqeruar nga Orkestra In-cequence.
F.N : Ju mendoni se Shqipëria aktualisht konkurron në botë, me muzikantë apo me krijimtari dhe si e shihni konkretisht raportin krijmtari- interpretim ?
F.Q : Në këtë pikë mendoj se interpretimi ka qënë më i sukseseshëm dhe përfaqësues. Ndërsa në krijmtari është vepra që duhet të marre suksesin.
F.N : Ju vetë keni kohë që keni kaluar në kompozim ..., cili ka qënë aktiviteti juaj ne këtë fushë së fundmi si instrumentist, kompozitor, dirigjent ? Cili është raporti që ka Fatosi me seicilin prej tyre ?
F.Q : Këtë vit kam pasur një aktivitet intensiv i cili shprehet në tre linja artistike. Si interpretues kam realizuar dy koncerte një me Orkestren e RTSH(koncerti per klarinet i kompozitorit anglez G Finzi premier) dhe një koncert me Orkestren e FA (koncert Jazz i kompozitorit amerikan Artie Shaw) drejtuar nga Dirigjenti Artan Liçaj. Përgjatë kësaj kohe kam kompozuar, realizuar, drejtuar dhe regjistruar në Prage, muzikën e një filmi që do të shfaqet së afërmi me producent dhe regjisor zvicerian, Ndërkohë vazhdoj te drejtoj orkestrën In-sequence dhe Big Band Orkestra.
F.N : Gjithsesi cfarë është klarineta për ju dhe cili është përcaktimi juaj për instrumentin tuaj të jetës ?
F.Q : Mendoj se te njohësh një instrument dhe ta zotërosh në kufijtë maksimal nuk mjafton koha. Por dhe në se e ke bërë kjo është vetëm një pjesë e muzikës.
/Shqiptarja.com