Grupi i socialist e Demokrat në Parlamentin Europian ka dënuar dhunën e përdorur në protestën e organizuar dje nga Partia Demokratike. Raportuesi për Shqipërinë në PE Fleckenstein ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e dialogut mes partive politike
Eurodeputeti thekson përmes një reagimi në rrjetin social se PE është e shqetësuar për dhunën dhe pas protestës qëndrimet duhet të jenë më të përgjegjshme. Fleckenstein fajëson organizatorët e protestës për mënyrën se si degjeneroi situata
“Pak javë më parë vizitova Tiranën. Isha i kujdesshëm në optimizmin se forcat politike do të arrijnë një marrëveshje që do të lejojë procesin e integrimit europian që të avancojë në mënyrë të pandërprerë. Pas protestave të ditës së djeshme, të cilat për fat të keq u mbështetën nga lideri i opozitës, jam i detyruar të theksoj nevojën për kujdes dhe të bëj thirrje për një sjellje më të përgjegjshme. Sipas informacioneve të fundit që kam marrë ligji i dekriminalizimit është në prag të miratimit të tij; ndaj është e vështirë të kuptohet se çfarë motivoi këto protesta. Edhe në rastet kur protestat janë të ligjshme, është detyrë e organizatorëve që të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur dhunën. Ne dënojmë fuqimisht dhunën dhe bëjmë thirrje për një sjellje normale politike, në linjë me standardet europiane dhe interesat e kombit si i tërë” thekson Fleckenstein.
Ka qënë deputeti socialist Taulant Balla i cili ka publikuar qëndrimin e parlamentarëve europian në rrjetin social Facebook.Balla ka postuar faksimilen me deklaratën e tyre.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com