Flet gruaja e Presidentit të Haitit: E vranë sa hap e mbyll sytë për arsye politike, nuk ishte në gjendje të nxirrte asnjë fjalë

Flet gruaja e Presidentit të Haitit: E vranë sa hap e mbyll sytë për arsye politike, nuk ishte në gjendje të nxirrte asnjë fjalë

Gruaja e Presidentit të vrarë të Haitit Jovenel Moise ka folur për herë të parë që kur persona të armatosur mësynë në shtëpinë e çiftit në Port-au-Prince, ku është shprehur se kulmi ndodhi 'sa hap e mbyll sytë'.

Martine Moise tha se sulmi ndodhi aq shpejt, saqë bashkëshorti i saj, Jovenel, “nuk qe në gjendje të nxirrte asnjë fjalë të vetme”.

Moise e cila mbeti e plagosur postoi një mesazh me zë në faqen e saj në Tëitter, duke përshkruar momentet e vrasjes dhe duke u zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit.

 “Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpi dhe masakruan burrin tim me plumba. Ky akt nuk ka emër, sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moise, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme”.- tha  Martine Moise.

Ajo gjithashtu tha që mercenarët u dërguan për të vrarë burrin e saj "për shkak të rrugëve, ujit, energjisë elektrike dhe referendumit si dhe zgjedhjeve në fund të vitit në mënyrë që të mos ketë tranzicion në vend".

Presidenti i Haitit, Moise u vra më 7 korrik në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Princ. Policia e Haitit njoftoi se Presidentin e vrau një grup prej 28 mercenarësh të huaj, mes të cilëve 26 janë kolumbianë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj