Flet Kreshnik Spahiu, një nga organizatorët e dhjetor '90: Kush i eleminoi dhe largoi 337 themeluesit e PD?

Sot është 34 vjetori i 8 dhjetorit 1990, kur nisi lëvizja studentore e cila solli përmbysjen e regjimist komunist. Më shumë foli në Report Tv për gazetaren Albina Murataj, një nga organizatorët e asaj lëvizje, juristi Kreshnik Spahiu.

Spahiu e cilësoi atë një ndryshim paqësor, pasojë e zhvillimeve në Evropën Lindore, duke theksuar se studentët nuk ishin iniciatorët kryesorë, por një pjesë e një procesi më të gjerë.

'8 dhjetori i konsumuar përdoret dhe keqpërdoret për 34 vite. Do doja të risillja disa fenomene që nuk janë përmendur për shumë vite. Ne shqiptarët kemi qenë të fundit në çdo fenomen evropian. Të fundit për pavarësinë, për shtetin e pavarur, të fundit për tu bashkuar, për të larguar sistemin komunist, të fundit për integrim në Evropë. Ne ishim të fundit sepse ndryshimi i regjimit politik nuk erdhi nga iniciativa e studentëve. 8 dhjetori erdhi si rrjedhojë kronologjike e disa ndryshimeve në Evropën Lindore  dhe i kishte ardhur radha Shqipërisë. Kjo është arsyeja që 8 dhjetorit që ndodhi aq shumë paqësor. Për hir të vërtetës në protestat e 8 dhjetorit, kur ne u organizuam në sheshin e Studentit dhe marshuam në rrugën e Elbasanit u ndalëm një kohë derisa u rrahëm nga policia dhe riorganizuam në Qytet Studentit për 4 5 ditë resht deri në krijimin  PD.'

Ai vlerësoi se regjimi komunist nën drejtimin e Ramiz Alisë nuk shkaktoi viktima gjatë protestave, por denoncoi përplasjet e mëvonshme brenda politikës dhe eliminimin e figurave historike nga pluralizmi shqiptar.

'Për hir të vërtetës Ramiz Alia diktatori i fundit, nuk vrau asnjë student, asnjë të ri, asnjë nga ne, asnjë në sheshin e Qytet Studenti as në rrugën e Elbasanit. Më pas janë vrarë protestues nga qeveri të ndryshme. Jemi dhunuar, rrahur por nuk është vrarë asnjë nga ne. Ishte ndryshim paqësor si pasojë e disa bisedave dhe negociatave. Nga ato protesta lindi një parti e re që hapi vigjiljen e pluralizmit në Shqipëri.

Më tej vuri në dukje se si asnjë nga themeluesit e PD-së nuk është më në politikë, përveç Sali Berishës.

Asnjë nga themeluesit e PD-së, përveç njërit nuk është më në politikë, të 337 themeluesit janë larguar, eliminuar. Hedhur rrugëve, pa punë, zbuar nga Shqipëria. Kemi listën e plotë, fatkeqësisht,. Ndodhet vetëm një njeri. Nuk është pjesëmarrës, erdhi më vonë. Sali Berisha. Gjithë largimet, zbimit i takojnë iniciativës së tij, siç bëri Enver Hoxha, që eliminoi gjithë shokët e tij. Mjafton të të lëmë rrugëve dhe të djegim karrierën.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Spahiu: Takimi i Trump me Vjosa Osmanin dhe Zelenskyn s’ishte çështje lobimesh por strategji shërbimesh

 

Kreshnik Spahiu e shikon takimin e presidentit Trump dje me Vjosa Osmanin si një nga lajmet më të mira për shqiptarët. Sipas, strategjia e SHBA-së vijon të jetë ende pro-shqiptarëve.

Ai komentoi fitoren e Trump si një mesazh pozitiv për shqiptarët, duke nënvizuar takimin e tij me dy liderë të rëndësishëm, Volodymyr Zelensky dhe Vjosa Osmanin, si një strategji gjeopolitike të SHBA për të mbështetur stabilitetin në Ballkan.

Spahiu theksoi se ftesa e Trump për Osmanin dhe jo Kurtin është një shenjë e prioriteteve të SHBA në rajon dhe një sinjal për zgjidhjen e krizave gjeopolitike.

'Lajmet më të mira për shqiptarët. Ky 8 dhjetor tashmë na gjen me dy shtete. Kjo nuk është pak. Na heq një merak gjeopolitik që kishte ngjallur frikë me ardhjen e Trump. Qarqet antishqiptare në Serbi, Bosnje, festuan me fitoren e Trump, por mesa duket festa e tyre u kthyer në mort. Trump dha mesazh të jashtëzakonshëm. Takoi dy personalitete, me Zelenskyn dhe me presidenten e Kosovës. Mesazh pozitiv. Tregon prioritetet e SHBA në Ballkan duke mos ndryshuar interesat e tyre gjeopolitike. Çdokush që e njeh politikën, pse është ftuar dhe ka takuar Osmanin dhe jo Kurtin. Takimi i Trump dhe Macron me Osmanin dhe Zelenskyn nuk është lobim, por strategji inteligjente për shkak të interesave gjeopolitike për zgjidhej ne dy krizave.'

Ora 18:04
Spahiu: Trump dhe Macron kanë projektuar Vjosa Osmanin kryeministren e re të Kosovës, jo Kurtin

 

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, takimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ditën e djeshme në Paris gjatë rihapjes së Katedrales Notre Dame. 

Vjosa Osmani sipas Spahiut,  po shihet si partnerja kryesore e Kosovës, duke lënë në hije Albin Kurtin. Ai vuri theksin te faktin që Trump ka shtrënguar duar me Prishtinën, duke e konsideruar Osmanin si partnerin kryesor në rajon, një sinjal që duhet të reflektohet.

'Ky është një sinjal që në sytë e Uashington dhe në sytë e Trump, konsiderohet partneri kryesor Kosovës, apo si lider i shtetit të Kosovës, të jetë Vjosa Osmani. E konsiderojnë kryeministre duke lënë në hije Albin Kurtin. E rëndësishme që Trump shtrëngon duart e Prishtinës dhe jo Beogradit, që konsideron Vjosa Osmanin partnere në rajon. Duhet reflektuar.

Më tej ai pati kritika për situatën e demokracisë në dy shtetet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. 

Lënë shumë për të dëshiruar gjendja e demokracisë të Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi dy opozita shumë të dobëta, pjesë të shoqërisë hibride që duan më shumë partinë sesa Shqipërinë. Ende nuk kemi krijuar seriozitetin dhe traditën e dashurisë për partneret tanë', thekson Spahiu. 

Ora 17:55
Shpërthen Spahiu: Shqipëria e vetmja në botë, që në krye të partisë anti-komuniste ka një komunist

 

Kreshnik Spahiu theksoi në Report Tv se lufta për rrëzimin e regjimit komunist u shndërrua në një iluzion, pasi në krye të lëvizjes antikomuniste dhe partive të reja anti-komuniste u vendosën individë me lidhje të forta me komunizmin.

Ai kritikoi ashpër Berishën, Ramën dhe Metën, duke thënë se ata ishin gjithashtu pjesë e strukturave të regjimit të vjetër dhe se ndryshimi ishte vetëm një modernizim i sistemit.

'Pretenduam se rrëzuam një regjim politik. Në krye të një lëvizje antikomuniste në krye të partisë anti komuniste, u vendos një komunist. E gjithë lufta ishte një iluzion. Të gjithë e kanë kuptuar sepse thjesht u ndryshua nga një parti që polli 3-4 parti të tjera për të luajtur rolin e teatrit politik.

Nuk ka si rrëzohet komunizmi kur 3-4 aktorët e politikës, janë komunist, kanë teserë. Berisha, Rama dhe Meta kanë qenë të lidhur me komunizmin. Është modernizuar, formatizuar. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë vend të Evropës. Pati një pakt mes palëve që vazhdon, por aktrohet bukur. Jemi në një situatë komike që duhet të pranojmë realiteti i dekadave ka bërë që të përjetojmë të njëjtën histori', thekson Spahiu.

Ora 17:49
Ironia e Spahiut për 8 dhjetorin: Berisha dhe Meta po qëndrojnë më gjatë se Enver Hoxha në politikë

 

Në 34-vjetorin e 8 Dhjetorit, Kreshnik Spahiu vlerësoi ndryshimet që solli lëvizja studentore dhe përmbysja e regjimit komunist, por kritikoi ashpër klasën politike të pas viteve ‘90.

Ai e cilësoi hapjen e Shqipërisë një arritje historike, megjithatë jo meritë e politikanëve vendas, por rezultat i presioneve ndërkombëtare. Spahiu ironizoi Berishën dhe Metën, duke i krahasuar me figura të tranzicionit të stërzgjatur, të cilët, sipas tij, mund të mbeten në pushtet për dekada, ashtu si Enver Hoxha.

'U përpoqëm në dhjetor të përmbysnin regjimin, për të përmbysur në shkurt bustin e diktatorit. Sot kemi Berishë dhe Metën që kanë 34 vite, që do shkojnë me mandatin e ri 40 vite sa Enver Hoxha. Kemi prodhuar Enver Hoxha të rinj, mendoj se do shkojnë më gjatë, aq sa do u japi mundësi Zoti të jetojnë biologjikisht.

Progresi është relative. Shqipëria nuk është ajo e tollonave. Nuk është ajo ku rihej në radhë për çdo gjë. Progresi më i madhe është hapja. Por nuk ndodhi për meritë të Metës apo Berishës. U hapën gjithë vendet e Europës Lindore. Nuk mund të qëndronte bunker. Ishte presioni ndërkombëtar. Interesat e superfuqive. Nëse ka një arritje, shpëtuam nga izolimi. Dhe sot shqiptarët jetojnë dhe punojnë atje ku u intereson. Jetojnë kudo. Kjo nuk është për meritë të ndonjërit. Një Shqipëri e izoluar sot e njohin miliona e miliona. Për shkak të burimeve natyrore, për shkak të klimës', thotë Spahiu.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 09/12/2024 03:09

    Përveç Lëvizjes së dhjetorit, ka marr pjesë edhe në LANÇ

    Përgjigju
  • Beso: 09/12/2024 03:02

    Historia e vertete do te shkruhet per dhjetorin e 1990. Se si perpjekjet e Alise dhe klikes enveriste per transformim te bute regjimit iu kundervu furia operative e CIA dhe DASH qe nuk mund te toledonte nje ishull neokomunist ndersa gjithe bota e lindjes ishte me bythe perpjete. Protestat e studenteve, hedhja ne ere transformatorit ne QS e me radhe cka pasoi perfshire dhe figurat nga Berisha e Ceka tek Imami e Pashko, jane dokumentuar nga ish OSSH se si e qysh. Pjesa amerikane mungon. Por sapo te deklasifikohet do mesohet me me detaje. Ishte koha kur kuadri i ri komunist i laboratorit enverist me dashuri u rekrutua dhe punonte si spiun patriot per sherbimin perendimor gjuhen e te cilit kishte mesuar ne shkollen enveriste. PD nuk kishte vetem Berishen komunist. Te gjithe ishin komuniste. Porse mosha i bente te "moderuar". Nejse. Te flasi ndokush me integritet epo hajde. Po ky pinxhuku zhvates per llogari te Bam Topit, eshte nje ta mbash e tjetren ta cash!

    Përgjigju
  • Labi: 08/12/2024 22:10

    Spahiu po bëhet çdo darkë pjesë e portaleve. Nuk e dija se ishte themelues i Lëvizjes Studentore. Pjesmarrës ndoshta. Por ai vijon te mbaj në fokusin e tij tri të personazhe që e lëndojnë sepse e zvogëlojnë. Kam thënë edhe herë tjetër se barazimi i individëve në vlera e kontribute është një naivitet politik. Që antikomunistët erdhën si intelektualë të formuar në kohën e parë kjo nuk është një shkak për të mbajtur Spahiun si epiqendrën e argumentave. Sigurisht ne nuk do eksportimin drejtues. Por formacionet politike duhet të ndodhnin si kudo për të mirën e demokracisë. Spahiu mund të ketë qenë jurist i shkolluar në komunizëm,por qëndroi në krah të Berishës si askush. Kur bien fuste ne i bëmë marmelatë . Spahiu është një lugë marmalate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj