Eventi i zhvilluar në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë solli një atrmosferë të gëzueshme, plot humor dhe batuta nga artistët që u ngjitën në skenë.
Në këtë mbrëmje pati performanca të bukura dhe të organizuara mjaft mirë.
Këngëtarja Soni Malaj dhe Tuna shënuan hapjen e këtij edicioni me performancën e këngës “Vogue”, ndërsa më pas performuan Adrian Gaxha dhe Floriani, grupi KAOS, “Fisnikët”, Ardian Bujupi dhe Nora Istrefi.
Çmimin e madh për videoklipin më të mirë të vitit e mori këngëtari shqiptar Flori Mumajesi, i cili triumfoi në këtë event.
Ai u nderua për këngën “Pa Jetë”, ndërsa çmimin "Best Promo" e fitoi këngëtarja Vesa Luma.
(b.t/shqiptarja.com)