Ceremonia e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme për videoklipe muzikore në Kosovë, “Videofesti muzikor 2013”, mblodhi shumë prej personazheve të njohur mbrëmjen e djeshme.

Eventi i zhvilluar në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë solli një atrmosferë të gëzueshme, plot humor dhe batuta nga artistët që u ngjitën në skenë.




Në këtë mbrëmje pati performanca të bukura dhe të organizuara mjaft mirë.

Këngëtarja Soni Malaj dhe Tuna shënuan hapjen e këtij edicioni me performancën e këngës “Vogue”, ndërsa më pas performuan Adrian Gaxha dhe Floriani, grupi KAOS, “Fisnikët”, Ardian Bujupi dhe Nora Istrefi.



Çmimin e madh për videoklipin më të mirë të vitit e mori këngëtari shqiptar Flori Mumajesi, i cili triumfoi në këtë event.

Ai u nderua për këngën “Pa Jetë”, ndërsa çmimin "Best Promo" e fitoi këngëtarja Vesa Luma.

(b.t/shqiptarja.com)

4/2