Mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, dhe fluksi vihet re që në orët e para të mëngjesit në Morinë. Të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë, kaluan në pikën kufitare.
Fluksi i turistëve nga Kosova ka sjellë dhe ngarkesë në trafikun e automjeteve në Rrugën e Kombit. Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra deri në afërsi të Urës së Uzinës.
Gjatë sezonit, policia kufitare e Morinës, operon pa kontrolle sipas marrëveshjesh së përbashkët ndër qeveritare Kosovë- Shqipëri, ndërsa për të përballuar fluksin janë shtuar sportele dhe punonjës.