Fluks në doganën e Morinës edhe pas doganës së përbashkët, automjetet radhë kilometrike (VIDEO)

Edhe pas marrëveshjes për një ndalim të qytetarëve në kufirin Kosovë Shqipëri rradhët vijojnë të jenë të gjata, por edhe kontrollet bëhen nga dy policitë e shteteve shqiptare. Kjo ka krijuar pakënaqësi tek qytetarët të cilëve u duhet të presin për kohë të gjatë.

Qytetarë të shumtë të Kosovës dhe Shqipërisë që udhëtuan drejt Kosoves këtë të enjte u është dashur të presin në radhë për të kaluar kufirin e përbashkët megjithëse me tetë sportele në punë. Edhe pse është deklaruar unifikimi doganor, me vetëm një kontroll automjetet e qytetaret kontrollohen si nga policia kufitare e Shqipërisë, ashtu edhe nga Policia e Kosovës, pavaresisht se ndodhen të zhvendosur në pikën kufitare shqiptare të Morinit.

Radhet e pritjet e qytetarëve nuk janë vetëm gjatë ditëve të festive por edhe pas tyre. Kjo për shkak të rritjes së numrit të lëvizjeve në dy anët e kufirit, por edhe për shkak së qytetet e Kosovës tashmë shihen si mundësi për kryerjen e të gjitha shërbimeve e nevojave ditore nga banorët e Kukësit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptarja kapet me 1,2 kg kokainë në zyrë dhe 16 mijë euro cash në dhomën e gjumit! Lidhjet me kontigjentët e krimit e tradhtuan, shtëpia ishte kthyer në laborator

Itali/ Shqiptarja kapet me 1,2 kg kokainë në zyrë dhe 16 mijë euro cash në dhomën e gjumit! Lidhjet me kontigjentët e krimit e tradhtuan, shtëpia ishte kthyer në laborator