Fluks në portin e Durrësit, gushti sjell emigrantët në Atdhe! Tragetet nisin lundrimet e dyfishta, mes udhëtarëve shumë turistë italianë

Sezoni turistik vazhdon të sjellë turistë të shumtë dhe emigrantë që kthehen në atdhme për pushime. Porti i Durrësit është porta kryesore e hyrjeve nga brigjet italiane, Bari dhe Ankona.

Turistët mbizotërues janë ata italianë të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë, si Durrës, Vlorë, Saranda dhe Shkodër.

Një drejtues i grupit të turistëve italianë shprehet “vijmë nga rajone të ndryshme të Italisë. Do të shkojmë në Shkodër për turizëm.Do të qëndrojmë 10 ditë. Unë kam qenë edhe herë të tjera në Shqipëri. E dashuroj Shqipërinë.Është shumë bukur”.

Ndërsa një prift italian me shërbim në Shqipëri tha se “unë po drejtoj disa murgesha të cilat do të shërbejnë disa ditë në Shqipëri në zonën e veriut.Kamë disa kohë që jetoj e shërbej këtu”.

“Jam nga Abruzzo dhe vij për pushime në Shqipëri.Do të pushoj në jug, Himarë e Sarandë”, shprehet një tjetër turist, për mikrofonin e Report tv.

Fluksi nuk u takon vetëm turistëve, por edhe emigrantëve të cilët zgjedhin çdo vit të rikthehen pranë familjeve.

“Vij nga Bari sepse jetojmë e punojmë në Itali. Shërbimet portuale në Bari e Durrës ishin të mira. Jam nga Kavaja dhe do të qëndrojmë 1muaj e do të pushojmë në bregdet, ndoshta në Golem apo në Qerret”, u shpreh nje emigrant.

Muaji korrik për portin e Durrësit u mbyll me mbi 110.000 udhëtarë dhe mbi 27.000 automjete, të cilët janë futur në vend nëpërmjet këtij porti, ndërkohë janë përpunuar të paktën 9300 kamionë dhe trailera. Ndërkohë, muaji gusht që sapo ka nisur, pritet të ketë fluks më të shtuar. Autoriteti Portual ka hapur të gjithë sportelet e përpunimit për pasagjerë dhe automjete, në mënyrë që të shmangen radhet e gjata dhe gjithashtu njofton se në javët në vijim trendi i vizitorëve pritet të jetë më i lartë duke parë agjendën e rezervimeve të biletave. Ndërsa tragetet kanë nisur lundrimet e dyfishta Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ AMP ekzekuton 7 masa sigurie, mes tyre një femër

Durrës/ AMP ekzekuton 7 masa sigurie, mes tyre një femër