Fluks pacientësh me meningjit në Infektiv! Mjeku: prekin cipën e trurit, çojnë deri në vdekje! Si ta dallojmë nga gripi

TIRANË- Krahas fluksit të shtuar të personave me grip, bluzat e bardha të Infektivit prej dy muajsh po përballen dhe me shtim të rasteve me meningjit dhe encefalit. Dy sëmundjet e rrezikshme prekin membranat mbrojtëse që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore dhe mund të shkaktojnë dëme të parikuperueshme, deri në vdekje. Rritja e rasteve, për mjekun infeksionit Edmond Puca, favorizohet nga gripi e virozat.

“Dy muajve të fundit kemi pasur shtim të rasteve krahasuar jo gjatë pandemisë, por para pandemisë. Meningjiti shkaktohet nga bakteret ndërsa encefaliti nga viruset. Gripi vetvetiu jep komplikacione të tilla, por nga ana tjetër bën të mundur që sistemi imunitetit të ulet, të komprometohet dhe të japë favorizimin për shfaqjen e infeksioneve bakteriale, mbi infektuese që mund të jenë shkaktar kryesor i meningjitit”, tha mjeku infeksionist, Edmond Puca.

 Puca tregon disa nga simptomat e këtyre dy sëmundjeve që çojnë deri në humbje të vetëdijes.

"Janë sëmundje që karakterizohen nga temperatura, dhimbje e kokës, provokimi i të vjellave, ajo që është me rëndësishme, më problematike është humbja e koshiencës që ndodh brenda 10 deri në 24 orëve. Absolutisht që nuk është një, tha mjeku Puca.  

Kjo situatë nuk konsiderohet normale nga mjeku Puca, i cili sugjeron që të konsumohet luminal për mbrojtjen e cipës së trurit, por vetëm me këshillim nga mjeku.

“Trajtimi është goxha kompleks. Jepet antibiotik dhe terapi suportive. Trajtimi shkon nga 10 deri në 16 ditë. Pothuajse çdo javë kemi pasur raste të tilla, por dhe 2 ose 3 në javë. Nuk është dhe aq situatë normale Më të rriskuarit janë moshat pediatrike, pasi sistemi imunitet nuk është maturuar. Edhe personat që nuk kanë imunitet të mirë, që janë dietetike, janë faktor predispozuar, që marrin preparate që ju ulin imunitetin janë faktorë rriskues”, përfundoi ai.

Në spitalin infektiv me këto dy sëmundje kanë kërkuar ndihmë të gjitha moshat, por rastet më të shpeshta janë mbi 55 vjeç. Disa nga mënyrat parandaluese janë higjiena personale, vaksinimi dhe gatimi mirë i ushqimeve.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/01/2023 00:02

    Per meningjitin ka vaksine,beheni!

    Përgjigju
    • Adda: 07/04/2023 21:54

      Ku behet vaksina???

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë