Ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e parakohëshme të 3 qendrave shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike, bazuar në fluksin e lartë të ditëve të fundit në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,
Ministrja Manastirliu pa nga afër situatën në Pediatrinë e Tiranës, ku vlerësoi punën e stafit mjekësor në përballimin e situatës dhe lajmëroi hapjen e qendrave të reja për të shfryrë fluksin në QSUT.
“Nisur nga fluksi i lartë i rasteve gjatë tre ditëve të fundit, edhe pse është një periudhë e pazakontë e vitit, kemi vendosur të hapim tre qendra me shërbim 24 orë, në mënyrë që prindërit t’i çojnë fëmijët pranë qendrave shëndetësore për të marrë shërbimin e pediatrit, pa patur nevojë të presin me rradhë të gjata në QSUT”, tha Manastirliu.
Do të jenë Qendra Shëndetësore nr. 7 në Laprakë, Qendra Shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut dhe Qendra Shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut.
Ministrja theksoi se janë marrë masa që të 3 qendrat shëndetësore të kenë mjediset ku do të kryhen vizitat dhe asistohen fëmijët e sëmurë edhe për serume dhe janë pajisur me barna apo materiale mjekësore, ku çdo qendër shëndetësore në Tiranë ofron shërbim edhe pasdite, deri në orën 20:10. Gjatë vizitës në Pediatri, Manastirliu bëri dhe një apel për prindërit.
“Gjatë bisedës me mjekët u informova se 70% e rasteve nuk janë raste urgjence, që fare mirë mund ta marrin shërbimin, pa pritur, pranë qendrave shëndetësore, ndaj do t’ju kërkoja që të përdorni qendrat shëndetësore, ku shërbimi ofrohet në kushte shumë të mira dhe nga ekipe mjekësh dhe infermierësh profesionistë”, tha Manastirliu.
Gjatë ditëve të fundit në shërbimin e Urgjencës Pediatrike janë paraqitur rreth 1200 pacientë, një fluks shumë i pazakontë, i përballuar me shërbim të përforcuar nga mjekët dhe infermierët e këtij shërbimi. Mjekët e Pediatrisë bënë apel për të gjithë prindërit, të mos e anashkalojnë mjekun e familjes, që të evitojnë pritjen dhe në urgjencë të trajtohen vërtet rastet që kanë nevojë për trajtim të specializuar.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4015
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21