Masivi me shkurren e bushit në Parkun Kombëtar të Llogarasë është tharë, pasi është prekur nga një insekt i rrezikshëm. Dëmet janë të mëdha siç shihet në pamjet që sjell Report tv.
Specialisti i pyjeve, Pandi Qesargjoni thotë se bushi është infektuar prej tre vitesh nga flutura kineze apo siç njihet në latinisht ‘cydalima perspectalis’ dhe tashmë rrezikon të përhapet dhe në pishat e larta të Llogarasë.
“Bushi është shkurre, pra dru i shkurtër që shkon deri në 3-4 metra. Sic e shihni është dëmtuar shumë nga një lloj fluture që përlan çdo ekzemlar. Ka lëshuar vezë kudo dhe do vazhdojë të shkatërrojë, te thajë drurët”, tha Pandi Qesargjoni, specialist i pyjeve.
Qesargjoni shprehet se është emergjente monitorimi i Parkut Kombëtar të Llogarasë si nga Drejtoria e Pyjeve pranë Bashkisë së Vlorës ashtu dhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura. Ai thotë se për të shpëtuar drurët nga tharja totale duhet të nisë sa më shpejt spërkatja me kimikate.
“Spërkatjet duhet të ishin bërë në fillim me pompa, tani duhen avionë për t’i ardhur rrotull Llogarasë se është përhapur shumë”, shton ai.
Bushi rritet në masivet pyjore në mbarë vendin, në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit. Për vetitë e tij të larta, druri i bushit përdoret në industri për të përgatitur objekte speciale siç janë veglat muzikore. Gjithashtu lëvorja dhe gjethja përdoren në mjekësinë popullore, si çajra për uljen e tensionit, reumatizmën e sëmundje të tjera.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
13.7%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Shtohen flamingot në Lagunën e Nartës, por e ardhmja e tyre e kërcënuar
29 Shtator, 20:00
-
Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital
28 Shtator, 20:30
-
FOTO-LAJM/ 'Golden Horizon', anija më e madhe me vela në botë viziton Sarandën
28 Shtator, 14:56
-
Aksident në Vlorë! Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! 2 të plagosur
27 Shtator, 17:16
-
Ndotje në Orikum, fusha e mbetjeve ‘mbyt’ qytetin turistik! Administratori: Duhet mbyllur urgjent! Kërkojmë nga Qeveria të hapë landfillin e Sherishtës
27 Shtator, 16:49
-
Aksident në Orikum, makina përplas për vdekje 46-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë
25 Shtator, 22:03
-
Sarandë, 38 vjeçari goditet me thikë, në kërkim autori
24 Shtator, 20:45
-
Vlorë, 22-vjeçari plagos me thikë të riun në fshatin Kotë! Në kërkim autori
24 Shtator, 19:12
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë minifurgonin e peshkut në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndijë elektrike, dëmtohet dhe një tjetër mjet
24 Shtator, 09:43
-
Fitoi Himarën më 4 gusht! Vangjel Tavo betohet dhe merr detyrën si kryetar bashkie më 30 Shtator
23 Shtator, 11:48
-
50 vite në shërbim të bletëve! 77 vjeçari nga Vlora rrëfen: Ka rënë prodhimtaria, por shpirti më gjen qetësi tek bletët
22 Shtator, 16:20