Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit ka kryer mesditën e sotme operacione në qytetin e Sarandës dhe Gjirokastrës, ku janë arrestuar 22 persona, me akuzën për 'trafik ndërkombëtar droge'. Mes të arrestuarve është Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës, si dhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë. Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli, dhe së fundmi tek Delvina. Pesë prej të ndaluarve janë edhe Edvin Xhibro, Mikel Jorgji dhe Armando Zholi. 


Adrian Xibro, futbollisti i arrestuar

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se të arrestuarit janë dërguar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda. Operacioni vijoi për disa orë , ku policë të maskuar rrethuan një bllok banesash në lagjen numër 5, të qytetit të Sarandës. Në një prej banesave është bërë e mundur kontrolli brenda, vetëm pas përdorimit të forcës. Thirrjeve të policisë, nuk i është përgjigjur askush, çka ka detyruar FNSH të shkatërrojë derën duke i rënë me vare, por personi i cili kërkohej nuk është gjetur brenda.

Adrian Xibro, futbollisti i arrestuar