Berisha nga Burreli: Përgjigju a i ndave apo jo paratë me Ballën? Basha: Për dosjen 'Toyota Yaris' më akuzoi dhe Rama një javë më parë, sa poshtë bie çdo ditë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' e Burrelit deklaroi këtë mbrëmje se Edi Rama merr më 11 dhjetor, në ditën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë ndokush këto 30 vite.

Berisha i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhit, dhe nënkryetarëve të PD (Grida Duma, Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku) të japin dorëheqjen e të mos rrijnë si skllevër të Bashës, por t’i bashkohen këtij Kuvendi për të mirën e tyre.

Më tej, ish-lideri i demokratëve u shpreh se pengu i Ramës, Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme 30 vitet e fundit në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve dhe pluralizmit politik, do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi.

Berisha tha se Basha është bërë varrmihësi i shpresës së vrarë nga Edi Rama, ndërsa i drejtoi një pyetje kryedemokratit nëse ka ndarë para me Taulant Ballën lidhur me çështjen 'Toyota Yaris'. Në përgjigje të ish-kryeministrit, Basha tha se janë trillime.

" I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si sklllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj. Mafia e George Soros e cila bëri gjithçka për të shtruar opozitën shqiptare në një ministri të narkoshtetit, do të dështojë, dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria, forcat konservatore në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë. Kanë qenë vite të vështira, ku ju keni derdhur lumenj djerse, ku ju u varfëruat në mënyrën më të shpejtë që mund të ndodhë, fëmijët tuaj u larguan masivisht nga Shqipëria, vite të cilat krimi dhe droga bëjnë ligjin në rrugë, qytet e fshat, bëjnë ligjin në parlament, qeveri e kudo, kërcënojnë përditë jetë njerëzish, prona dhe vende pune."-tha Berisha,

Ish-kryeministri deklaroi se këto tetë vite, Shqipëria kaloi nga një rekord i zi në një tjetër dhe u bë delja e zezë e Ballkanit dhe e Europës, ndërsa shtoi se opozita për shkak të një dështaku, u shndërrua në një aleat të pashpallur të narkoshtetit. Ai u shpreh se në 8 vite, shqiptarët kaluan nga qytetarët me rrogën mesatare më të lartë në rajon, në qytetarët me rrogën më të ulët në rajon, 30 për qind më të ulët se në Kosovë.

"Në 8 vite, Shqipëria, shqiptarët, kaluan nga qytetarët me rrogën mesatare më të lartë në rajon, në qytetarët me rrogën më të ulët në rajon, 30 për qind më të ulët se në Kosovë. Kafshata e gojës kushton në Shqipëri 80 herë më shumë se në Bashkimin Europian. Tenderat sekretë janë rritur me 15 herë, kilometri në fushë, kushton shumë më shumë se çka kushtuar kilometri i tunelit në Kalimash dhe Qafë Krrabë. Ka një vjedhje të taksave tuaja. Nëse Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Lulzim Basha është bërë varrmihësi i saj, sepse nuk ngjall shpresë."-tha Berisha.

Berisha komentoi gjatë takimit me demokratët e Matit edhe formularët e shpërndarë nga PD një ditë më parë, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor. Berisha tha se pseudoformularët kanë dalë nga zyra e Edi Ramës aq sa aty janë parashikuar edhe partonazhistët, një sistem i huazuar nga PS. Griseni atë formular, ishte porosia e Berishës për anëtarësinë demokrate, duke i ftuar ata që të marrin pjesë te Kuvendi i rithemelimit të PD më 11 dhjetor.

"E patë një pseudoformular të marrë nga zyra e Edi Ramës, ku thuhet personi përgjegjës 'partonazhisti'. I dha edhe sistemin e patronazhistëve. Griseni atë paçavure po erdhi, por me duket se nuk ia merr njeri. I them Edi Ramës se erdhe në pushtet duke bërë thirrje hapur i gjithë llumi të bashkohet kundër Sali Berishës, unë u bëj thirrje grave, burrave, njerëzve idealistë, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti për ta bërë atë vend të shpresave tona, vend të shpresave të fëmijëve tanë. 11 dhjetori shënon fillimin e revolucionit tonë. Ne e dimë se Edi Rama është armik i votës, nuk heq dorë nga rrëmbimi dhe plaçkitja e saj,por ne zotohemi se do të votojmë të lirë, i themi Edi Ramës se do të votojmë të lirë pa ty. Bëhu gati, na ke borxh votën, po nuk e hape rrugën, do të të detyrojmë ne ta hapësh. Ne do të votojmë. Një biznesmen më tha se nëse nuk betohemi për protestë 6 mujore kundër kreut të Meduzës, ne nuk jemi demokratë. Ne nuk i ndahemi atij, e ka ndjerë ai, prandaj është tmerruar", - u shpreh Berisha.

Sakaq, Berisha tha se Lulzim Basha duhet të japë llogari për pozicionin e tij për çështjen e parave të sekuestruara në ‘Toyota Yaris’. Duke e pyetur Bashën nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Ballën, Berisha theksoi se Rama e mban peng Bashën me këtë çështje, pasi një javë më parë kryeministri i tha kreut të PD se përse nuk shkon të dëshmojë në gjykatë.

 “Meqë jam sot këtu para jush do ti kthej një përgjigje. 3-5ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha nëse Edi Rama thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyta Yaris’, por është e vërtetë që e mban peng me atë. Prandaj peng Basha, dil dhe sqaro aferën e Toyta Yaris, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën me atë aferë. Doli në Parlament tha se të shtunën do të vijnë Toyota Yaris me miliona euro. I thashë ku e dije, më tha që kishte informacione. Eurot erdhën por nuk u kthyen. Prisni, prisni…. Tani Eurot nuk u kthyen mbrapsht, por erdhën direkt në Durrës, erdhën në Durrës 1.5 milionë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belg dhe Basha u fshihet. Rama të mban peng dhe unë të kërkoj transparencë dhe demokratët duan transparencë”, tha Berisha.

Nga 'Foltorja' e Burrelit, ish-kryeministri Sali Berisha kishte një koment edhe për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, kur tha se ajo duhet të mos sillet si guvernatore por të respektojë konventat ndërkombëtare të diplomacisë ndërsa nuk la pa përmendur edhe shpalljen e tij non grata, ku deklaroi se sa të jetë Blinken nuk shkel në SHBA, por kohët ndryshojnë.

“Ambasadorja Yuri Kim do bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze konventet ndërkombëtare dhe rregullat e një vendi. Të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend, që ka 108 vite i pavarur. Ju e dini, ndaj meje është marrë një vendim, që është unik në botë. Kjo sepse nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata dhe që nuk ka në jetën e vet qoftë një akuzë më të vogël apo proces gjyqësor. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata, tetë vjet pasi është larguar nga çdo lloj funksioni politik që mbante. Nuk ka njeri në botë që është shpallur non grata, tre javë pasi partia e tij humb zgjedhjet. E gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros. Ndaj unë, pa lëkundur besimin tek SHBA, po bëj betejën time. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken, unë nuk do shkel në atë vend. Por, koha ndryshon. Por, shumë shtete të Europës nuk besojnë atë vendim, e quajnë të padrejtë. Ata nuk besojnë se dosja e Sali Berishës ka fakte a dokumente. Ky akt kishte qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare për llogari të Ramës, sepse Edi Rama është bir shpirtëror i Soros, për të cilin kam kërkuar të shpallet non grata e kur PD të fitojë, Soros do shpallet non grata”, deklaroi Berisha.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët e degëve, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
Berisha u kërkoi dorëheqjen, nënkryetarët e PD dhe Bardhi: Fushatë e padenjë sulmesh! Po na intimidon, po ne s’do e shkelim statutin

4 nënkryetarët e PD-së, Jorida Tabaku, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Alfred Rushaj si edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i kanë kthyer përgjigje Sali Berishës, i cili u kërkoi dorëheqjen e që të mos bëhen “peng i Bashës. Në reagimin e tyre zyrtar, ata shprehen se e gjitha kjo është një fushatë sulmesh e padenjë, si edhe e konsiderojnë si intimidim.

“Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë. Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standartet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre. Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër”, thhet në njoftim.

Ora 20:18
Basha i përgjigjet Berishës: Për dosjen 'Toyota Yaris' më akuzoi dhe Rama një javë më parë, sa poshtë bie çdo ditë

1637695377_Basha1.JPG

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha i cili tha se kreu i PD është i përfshirë në çështjen e ‘Toyota Yaris’. Basha thotë se akuzat e Berishës janë trillime dhe sulme identike si ato të Edi Ramës. Kryedemokrati thekson se asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale të askujt.

Reagimi i plotë i Bashës
Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

Ora 19:00
Berisha: Kim të mos shfrytëzojë krimet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren! Sa të jetë Blinken, nuk shkel në SHBA, por kohët ndryshojnë

 

Nga 'Foltorja' e Burrelit, ish-kryeministri Sali Berisha kishte një koment edhe për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, kur tha se ajo duhet të mos sillet si guvernatore por të respektojë konventat ndërkombëtare të diplomacisë ndërsa nuk la pa përmendur edhe shpalljen e tij non grata, ku deklaroi se sa të jetë Blinken nuk shkel në SHBA, por kohët ndryshojnë.

“Ambasadorja Yuri Kim do bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze konventet ndërkombëtare dhe rregullat e një vendi. Të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend, që ka 108 vite i pavarur. Ju e dini, ndaj meje është marrë një vendim, që është unik në botë. Kjo sepse nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata dhe që nuk ka në jetën e vet qoftë një akuzë më të vogël apo proces gjyqësor. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata, tetë vjet pasi është larguar nga çdo lloj funksioni politik që mbante. Nuk ka njeri në botë që është shpallur non grata, tre javë pasi partia e tij humb zgjedhjet. E gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros. Ndaj unë, pa lëkundur besimin tek SHBA, po bëj betejën time. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken, unë nuk do shkel në atë vend. Por, koha ndryshon. Por, shumë shtete të Europës nuk besojnë atë vendim, e quajnë të padrejtë. Ata nuk besojnë se dosja e Sali Berishës ka fakte a dokumente. Ky akt kishte qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare për llogari të Ramës, sepse Edi Rama është bir shpirtëror i Soros, për të cilin kam kërkuar të shpallet non grata e kur PD të fitojë, Soros do shpallet non grata”, deklaroi Berisha.

Ora 18:28
Çështja 'Toyota Yaris', Berisha-Bashës: U fshihesh hetuesve belg, ndave apo jo para me Taulant Ballën?

1637688702_autoBerishanemat81637687926.jpg

Ish-kryeministri Berisha, nga ‘Foltorja’ me demokratët e Matit i ka kërkuar edhe njëherë kryedemokratit Lulzim Basha të japë llogari për pozicionin e tij për çështjen e parave të sekuestruara në ‘Toyota Yaris’. Duke e pyetur Bashën nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Ballën, Berisha theksoi se Rama e mban peng Bashën me këtë çështje.

 “Meqë jam sot këtu para jush do ti kthej një përgjigje. 3-5ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha nëse Edi Rama thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyta Yaris’, por është e vërtetë që e mban peng me atë. Prandaj peng Basha, dil dhe sqaro aferën e Toyta Yaris, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën me atë aferë. Doli në Parlament tha se të shtunën do të vijnë Toyota Yaris me miliona euro. I thashë ku e dije, më tha që kishte informacione. Eurot erdhën por nuk u kthyen. Prisni, prisni…. Tani Eurot nuk u kthyen mbrapsht, por erdhën direkt në Durrës, erdhën në Durrës 1.5 milionë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belg dhe Basha u fshihet. Rama të mban peng dhe unë të kërkoj transparencë dhe demokratët duan transparencë”, tha Berisha.

Ora 18:12
Formulari i Bashës për të testuar mbështetjen e anëtarësisë, Berisha: Grisini pseudoformularët, ka edhe 'patronazhistin' aty

 

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë një takimi me demokratët e Matit edhe formularët e shpërndarë nga PD një ditë më parë, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor. Berisha tha se pseudoformularët kanë dalë nga zyra e Edi Ramës aq sa aty janë parashikuar edhe partonazhistët, një sistem i huazuar nga PS. Griseni atë formular, ishte porosia e Berishës për anëtarësinë demokrate, duke i ftuar ata që të marrin pjesë te Kuvendi i rithemelimit të PD më 11 dhjetor.  

"E patë një pseudoformular të marrë nga zyra e Edi Ramës, ku thuhet personi përgjegjës 'partonazhisti'. I dha edhe sistemin e patronazhistëve. Griseni atë paçavure po erdhi, por me duket se nuk ia merr njeri. I them Edi Ramës se erdhe në pushtet duke bërë thirrje hapur i gjithë llumi të bashkohet kundër Sali Berishës, unë u bëj thirrje grave, burrave, njerëzve idealistë, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti për ta bërë atë vend të shpresave tona, vend të shpresave të fëmijëve tanë. 11 dhjetori shënon fillimin e revolucionit tonë. Ne e dimë se Edi Rama është armik i votës, nuk heq dorë nga rrëmbimi dhe plaçkitja e saj, por ne zotohemi se do të votojmë të lirë, i themi Edi Ramës se do të votojmë të lirë pa ty. Bëhu gati, na ke borxh votën, po nuk e hape rrugën, do të të detyrojmë ne ta hapësh. Ne do të votojmë. Një biznesmen më tha se nëse nuk betohemi për protestë 6 mujore kundër kreut të Meduzës, ne nuk jemi demokratë. Ne nuk i ndahemi atij, e ka ndjerë ai, prandaj është tmerruar", - u shpreh Berisha.

Ora 17:41
Berisha thirrje Gazment Bardhit dhe nënkryetarëve të PD: Jepni dorëheqjen sa më parë, mos rrini skllevër të Bashës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Burrelit i bëri thirrje anëtarëve të kryesisë së PD, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë që të japin sa më parë dorëheqjen dhe të mos qendrojnë si skllevër të Bashës, duke e quajtur këtë të fundit një njeri të marrë peng nga Rama. Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit do rikthejë vlerat e PD.

"Zgjedhjet që organizoi për kryetar PD-je, ishin kryekëput të manipuluar. Jam këtu për t'i bërë thirrje çdo anëtari kryesie, nuk kam personalisht me asnjërin asnjë problem, ju them se jeni të rinj në politikë, duhet të korrigjoni qendrimin tuaj. Nuk jeni të zgjedhur konform statutit. Jepni sa më shpejt dorëheqjen, bashkohuni me rithemelues të PD. Bashkohuni se qëllimi ynë është bashkimi por nuk ka asgjë në botë që mund të na bashkojë veç votës, që na bashkon si njerëz të qytetëruar, që vendosim të zhvillojmë vlerat e përbashkëta. I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si sklllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj. Firmat e juaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të gdhendura në muret e kohës, si firmat e një historie që shënon pluralizmin dhe shembjen e narkoshtetit shqiptar. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Demokratë të Matit ju ftoj të vini në Tiranë të merrni deputetët tuaj, por kam konsideratë kur ata ju respektojnë ju, gjithë respekti im varet nga respekti që kanë ata ndaj jush.”-tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naumi: 24/11/2021 06:53

    Bashke o sali me lulin keni vjedhur dhe vrare shqiptaret....POPULLI YNE E DI QE PD U KTHYE NE NJE PARTI INTERESAXHISH DHE HAJDUTESH-PROSTITUTASH..E KRIMINELESH...DO SHKONI DREJT SHKRIRJES. NUK KENI ZGJIDHJE TJETER. ..

    Përgjigju
  • Iris: 24/11/2021 01:31

    /Nuk do te shkel ne Amerike sa te jete Blinken/,thote Sala! Me ngadale o Sali,se amerikanet kur nderrojne administratat,nuk t'a nderrojne biografine,sic e nderrove dhe e zbukurove ti tenden,qe kur u permbys diktatura,nga sekretar partie, doktor dhe mik i besuar i familjes Hoxha dhe gjithe bllokmeneve te tjere ne darke,n'a u gdhive ne mengjes kundershtar i flakte dhe i persekutuari i shekullit.

    Përgjigju
    • Ehuuu: 24/11/2021 08:20

      Ky e thot ne kete menyre sikur po i luten ata hajde e ky thot jo, jo se eshte ai ne pushtet. Po nuk te len te vesh se per shpirt dhe nga amerika i mbaje keto foltoret e tua

  • O ç'u kenaqëm: 23/11/2021 23:11

    Po i nxjerrin bojën njeri tjetrit. Hajde qereles hajde.

    Përgjigju
  • denis: 23/11/2021 20:44

    Ne fakt Sali NON GRATA ka te drejte POR perse nuk e pyet Lulin 250 mil. eurot qe vodhi ne rrugen e kombit me ke i ndau, kush e mori pjesen me te madhe.....???

    Përgjigju
  • Kukuruku: 23/11/2021 20:33

    Po ik se le nam o Idiot. Me ke i ndave parate thote,po ti tani flet qe u prishe me Bashen?! Po ik le nam me Floktoren. Je bere bajat,muabet kafeje,hajde ti fusim nje muabet,dhe ik ne shtepi. Ik o pis se le nam. Dhe kjo Amerika vetem llafe. Po ke gje Arrestoi s'ke gje,ik ca i le bejne gam-gam na lodhen..

    Përgjigju
  • Alfred Lucaj: 23/11/2021 19:17

    Z. Sali Berisha, ke filluar te lash Teshat e Pista (ne Gjermanisht: schmutzige Wäsche waschen) kundrejt deri dje Mikut tend te PD. Te lash Robat e pista eshte si nje Cift qe jane ndare dhe schahen e nxjerrin te palarat e njeritjetrit. Z. Berisha sic i thone Tironsit ti paske maru, ti paske merdhif e neqoftese ti ke qene gjithmone keshtu paske qene Njeri i keq dhe pa Karakter. Tashme po filloj te besoj pa asnje medyshje se Amerika me *Non Grata* paska te drejte. Mcifu, mcifu, mcifu se le Nom mor Gazep.

    Përgjigju
  • Rudi: 23/11/2021 17:44

    Po ca bo mer burre se je bo si palaço cirku, njeri delirant. Rama mer ket rama mer ate, do e bojme kshu do e bojme ashtu. Ca bone per 8 vjet ti zotni qe e ke lone me e bo tashi?? Asgjo se ishe dhe je i zhytem ne llum deri nfyt. Me ca do e kthesh PD npushtet me Flamur Noken qe se voton as shpija vet, qe e katanisi policine kur ti e kishe minister tbrendshem ne nji shoqate pijanecash dhe njerzish pa shkolle?? Apo me ca palo deputete te tjere qe si jane kokrrat e injorantve?? Ik mer daje gzo pencjonin se na ke lodh trute dhe po na e neverit PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI