Forbes shpall 100 personazhet me
më shumë të ardhura për 2017

Forbes shpall 100 personazhet me<br />më shumë të ardhura për 2017<br>
Revista amerikane "Forbes" ka publikuar listën e personazheve VIP më të paguar për vitin 2017.

Lista përmban 100 personazhe bashkë me të ardhurat e tyre, personat publikë i përkasin fushave të ndryshme si muzika, arti, sporti, letersia apo personalitete.

Ajo çfarë vihet re është se lista dominohet nga personazhe të botës muzikës, sportistët dhe më pas personalitet.

Kryesimin e listët për vitin 2017 e mban reperi amerikan Sean Combs, ose siç e njeh publiku Puff Daddy me 130 milion dollarë të ardhura për këtë vit që po kalon.

Në vend të dytë renditet sërish një personazh nga bota e muzikës, por këtë herë është femër dhe bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Beyoncé Knowles. 36-vjeçarja ka arkëtuar këtë vit plot 105 milion dollarë nga turnetë e saj muzikorë, këngët e saj apo marketingu.

Shakllën më të vogël të podiumit e ka zënë një shkrimtare, në vendin e tretë “Forbes” ka renditur autoren J.K. Rowling me 95 milion dollarë të ardhura për 2017-ën.

Vendi i katërt mbahet sërish nga një këngëtar, bëhet fjalë për Drake, i cili ka përfituar 94 milion dollar këtë vit.

Për Cristiano Ronaldon mbeti vetëm shkalla e pestë e renditjes, portugezi arriti të grumbullojë 93 milion dollarë nga paga, e drejta imazhit, reklamat etj. Ndërkohë ylli I Barcelonës, Lionel Messi u rendit i 14-ti me 80 milion dollarë të ardhura.

Personazhi më i ri me më shumë të ardhura për këtë vi u shpall Kendall Jenner me 41 milion dollarë të ardhura, ndërsa peronazhi më i vjetër u rendit Judy Sheindlin me 47 milion dollarë.

Ndërkohë femra me më shumë të ardhura për 2017 u shpall këngëtarja Beyenco.


Lista e "Forbes" për 20 të parët"

1              Sean Combs                   $130 M     
2              Beyoncé Knowles           $105 M   
3              J.K. Rowling                    $95 M        
4              Drake                              $94 M      
5              Cristiano Ronaldo           $93 M      
6              The Weeknd                   $92 M       
7              Howard Stern                 $90 M                       
8              Coldplay                         $88 M        
9              James Patterson            $87 M      
10           LeBron James                 $86 M       

11           Guns N' Roses                $84 M                      
11           Rush Limbaugh               $84 M      
13           Justin Bieber                   $83.5 M   
14           Lionel Messi                    $80 M       
15           Dr. Phil McGrawn            $79 M      
16           Ellen DeGeneres            $77 M                      
17           Bruce Springsteen          $75 M                      
18          Adele                               $69 M                         
18           Jerry Seinfeld                 $69 M                       
20           Mark Wahlberg               $68 M

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool