Donald Lu: S'ka vullnet për të arrestuar Balilin, Rama: Kapja do të ishte sukses

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i është rikthyer edhe njëherë tjetër çështjes së Klement Balilit, i cili prej dy vitesh ndodhet në arrati. 

Lu tha se mosarrestimi i Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i një bande të fuqishme të trafikut të drogës, është dështim i Prokurorisë, Policisë dhe Qeverisë, të cilat sipas tij nuk kanë pasur vullnet për ta arrestuar.

Mbështes arrestimin e Met Kananit në Turqi, banda e tij u kap në Turqi. Së treti, dogana shqiptare zbuluan kokainë kolumbiane të Arbër Çekajt. Disa nga anëtarët e bandës së tij janë arrestuar. Kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Roshi po gjykohen. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha, po gjykohen në Gjykatë. Hetimi penal kundër ish-ministrit Saimir Tahiri po vazhdon. Janë shumë në një kohë të shkurtër, por duam të shohim rezultatet, të ndiqen penalisht, të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe policisë, për të arrestuar Klement Balilin. DEA punoi me policinë greke për të arrestuar disa anëtarë të bandës së Balilit në Greqi. Më pas Gjykatat greke e dënuan Balilin me dënim të përjetshëm.

Balili është një bos i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vite, qeveria, policia dhe prokurorët, nuk kanë patur aftësinë ose s’kanë dashur ta kapin. ONM ka thënë se do përfundojë këtë verë kalimin në Vetting. Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen.  

Donald Lu, ambasador i SHBA-ve në Tiranë

Përgjigjen ia ka kthyer Kryeministri Edi Rama pak minuta më vonë. Rama tha se Lu ka të drejtë, që është i shqetësuar për kapjen e Balilit por sipas tij, kapja e Balilit nuk do të vonojë, dhe kur të ndodhë do të jetë një sukses i madh.

Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi nuk e di për të satën herë, miku ynë, ambasadori, për një nga profilet më të larta të krimit të organizuar. Normalisht që padiskutim arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh. Mos të harrojmë se nuk ishte 40 vite më parë, vetëm pak vite më parë, ky ishte drejtor, ishte drejtor i lidhur politikisht. Dhe politikisht i provuar drejtor. Dhe çuditërish jo drejtor peshkimi por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët, herët ose vonë do të kapet. Siç tregojnë dhe shembujt nga vendet e tjera, herët ose vonë do të kapet.

Edi Rama, kryeministër


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamaleoni: 05/07/2018 17:53

    Perkthim per ata qe sdine dhe s'hane shqipe me pak anglisht...tha qëvërinë perkthyer i gjati...tha prukururinë perkthyer ndrikulla...tha pulicinë perkthyer thinjoshi... me sa duket po purifikon shpirtin para ikjes se fiks keta te tre i ka mbrojtur me shume...tung dhe respekt...mos harroni bindja e ndryshme nuk ndryshon nevojat e perbashketa jetesore...perkthim naften e blejme njesoj te majte e te djathte taksen e rruges e paguajme njesoj etj etj

    Përgjigju
  • Ali: 05/07/2018 17:53

    O Z. LU nuk e di po dhe ti po ja fut kot. Me sa kemi informazioni Lul berisha ne durres nuk eshte duke u hetuar por eshte duke marre te gjithe tenderat e bashkise durres se Z. Gjushi po ja kalon se ka vetem frike dhe eshte i korruptuar dhe eshte e çuduteshme qe ti Z. Lu nuk ja ke permendur asnje here emrin Vangjush Dakos se ai eshte nje super mafios dhe i korruptuar. Po çfare mund te presesh dhe prej teje Z. Lu dhe je vetem nje bla bla , dhe ti je si politikanet tane qe din te mbushin vetem xhepat e tyre. Se po te shohim mire ti ske bere asgje pervecse bla bla bla. Ciao Z. Lu

    Përgjigju
  • Fr: 05/07/2018 16:58

    Balilin e mbron ilir meta ve bast qe e ka diku qe nuk futet dot asnjeri pa leje keshtu derisa te bej ndonje gabim balili vet se ndryshe skan per ta kapur pastaj amerika mos te bej kot ne vlersojme ato qe ka ber per shqiperin por escobarin sa vjet kaluan derisa e vrau bil landenin italini me toton beri 25 vjet kurse greku ka palokosten 20 vjet ne ketkim

    Përgjigju
  • Erik: 05/07/2018 16:38

    SHBA-se iu deshen 10 vjet te eleminonte Bin Laden edhe pse gjithe logjistika, infrastruktura, agjencite e inteligjences dhe fondet ishin te fokusuara ne kete objektiv. Italise fqinje sa vjet iu deshen per te arrestuar Toto Rinen qe fshihej ne vendlindjen e tij, ndersa Lu kerkon arrestimin e Balilit sot per neser?! Edhe pse ndonjehere tregon naivitet me teper se c'duhet nisur nga deshira e mire per te pare rezultate konkrete, por perseri ne i detyrohemi nje faleminderit te madh atij dhe Vlahutin per gjithcka ben gjate qendrimit ne Shqiperi, ku puna e tyre kulmoi me miratimin e reformes ne drejtesi.

    Përgjigju
    • Komisioni: 05/07/2018 17:45

      ke fol mu si deputet i ps mer plak

  • fredi: 05/07/2018 15:42

    Ske faj se edhe mua po te me japesh leket bej si kto artikuj.

    Përgjigju
  • Deshtimi: 05/07/2018 15:16

    PO te MOS ISHE I LIDHUR ME QEVERITARET SITUATA do ISHTE NDRYSHE .POR qe JE NE te MAJTE kjo Nuk ka dyshim.THERRISJE " KAPENI HAJDUTIN" NDERKOHE KERCEJE ME TE .TAHIRI RAMA META JANE KUPOLA E MAFIES .SI DUKET NUK PATE MBESHTETJEN AS TE AMERIKES DHE AS TE KINES .KESHTU NA NGOPE ME LUGE TE ZBRAZET .PARAJA ESHTE ME E FUQISHME SE LOTI.

    Përgjigju
  • Qoqja: 05/07/2018 15:02

    Ne shum raste zoti Lu na ke entuzjazmuar por kur fillove te kercesh vallen e BAFTJARIT cdo gje u venit tamam si peshku kur ngel pa uje.Pate dy akuza te forta direkt per ty por ste pam ta folesh shqipen tamam por e ktheve kinezshe prandaj zoti Lu udhemar ku do shkosh por mos u merr shum me peshqit e medhej se sic u pa sja ke takatin .UDHE E MBARE ZOTI LU .FALEMINDERIT PER GJITHCKA QE BERE .

    Përgjigju
  • Shqiptari qe do shtet: 05/07/2018 14:16

    ZOTI LU:Faleminderit per gjithcka.Ju bekofte ZOTI.

    Përgjigju
  • Faik: 05/07/2018 13:35

    ZOTI LU duhej dorë e hekurt me Politikanët KRIMINELË Shqiptarë , por kohët e fundit ti i Vizitoje shpesh nëpër Zyra , prandaj edhe Drejtësia NUK Veproi !!! Ju AMBASADORËT duhet tju hapni dosjet dhe mos të Komunikoni fare me këta HORRA , KRIMINELË , KRYE HAJDUTË , BANDITË , në të kundërt Drejtësia Kurrë Nuk do Veproj !!! BALILI është një CIROMKË po ta krahasosh me KRIMINELËT e POLITIKËS (ISH MINISTRA , ISH ZYRTARË të Lartë të LSI dhe PD) !!! Prandaj ndaloni TAKIMET në ZYRAT e tyre , sepse ata kanë VJEDHUR MILJARDA $ dhe kanë VRARË BIJ NËNASH !! Ne kemi një Fredi këtu në Forumin e shqiptarja.com , që na ka çarë Ka.in përditë me Karagjozllikun e tij , dhe është i padurueshëm , që fundja Fredi TUTKUNI as na ka VJEDHUR as na ka VRARË !! Fredi TOPALLI ! Fredi KAQOLI ! Fredi TEVEQELI ! Fredi MUZHIKU ! Fredi ZAGARI i GJAHUT ! Fredi LEPURI !SHALËSHQYERAT e kanë nxjerë nga Shtëpia Fredi KËRMËN !!! U TELENDIS Lulishteve Fredi MJERË!!!

    Përgjigju
    • Fredi: 06/07/2018 00:21

      Balili fshihet tek motrat e Fa-ikut qe jane ndare nga burrat! Donlad Lu u be karagjoz me ceshtjrn Balili. Nese duhej te fliste shqip te kushte folur per Sajmir Tahirin. Ai e banditizoi policine e shtetit me tropolenas. Ata bllokuan sistemin tims kur u arratis Arben Frroku. Ata fshehen mwndatin e arestit per Mar Frrokun. Ata lejuan qe Bardhok Planaj ti shmangej arestimit ne operacionin Viluni. Ata e lejuan arratisjen e Balilit dhe dekonspirojne aksionet e policise per kapjen e tij. Keta poice te inkriminuar deri ne gen nuk po lejojne qe operacioni forca e ligjit te kete sukses. Banda e Tahirit eshte pergjegjese per ekzekutimin e shoferit te minustrit Xhafaj brenda ambjenteve te gardes. Sot me ne fund u shkarkua shefi i RENEA-s, V. Sota! Njeiru i Tahirit dhe Sotajve te 863 mije euro e cash. Deshtimi i disa operacionebe te RENEA per kapjen e Balilit i atribuohen kesaj lidhjeje te shkurter mes Tahirit dhe shefit te Reneas. Mos arestimi dhe hetimi i Tahir Shullazit nen masen sigurie kufizuese ka sjelle carjrn e rrjetes per te kapur peshqit e medhenj. Mos degjoni Fa-ikun se nje cope budalla i semure eshte, ai me fantazine e tij eshte akoma ne Korene e Veriut me pashaporte amerikane hahahaha frikesohuni nga keto fakte.

  • Fredi KOLERA: 05/07/2018 13:12

    RESPEKTE Donald LU ! Gjithë Politika Shqiptare janë të KORRUPTUAR dhe të Inkriminuar deri në grykë !! Duhet dorë e hekurt me POLITIKANËT e KORRUPTUAR si të Djathtë dhe të Majtë , Zoti LU sepse BALILI pa LSInë dhe PDnë është ASKUSHI , por LSIja me PDnë i hapën RRUGË , sepse BALILI ju ÇONTE TRASTAT me DOLLARË dhe €URO çdo javë këtyre BANDITËVE !! Prandaj ZOTI LU duhen kapur PESHKAQENËT e POLITIKËS dhe në Fund BALILI ! Po ai Fredi MUZHIKU nga bëhet ?!? Po dil nga Krevati O Fredi LUMËMADHI se Nuk bie më TËRMETI O MAVRI i ZI !! NUK bje "RRUFEJA në HALE" O Fredi KËRMA ! Fredi DAMLLAJA . U tremb Fredi nga TËRMETI dhe u fut poshtë Krevatit si kalama bythe !???!!

    Përgjigju
  • Shoku Shu: 05/07/2018 11:16

    Sna dole gje edhe ti! Shpresuam mos ishe me shume Donald por ja qe na dole me shume Lu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja