Në kërkim për operacionin 'Metamorfoza', forcat RENEA dhe FNSH aksion në Shkodër për arrestimin e Eljon Hatos, mik i Ervis Martinajt

SHKODËR- Nuk pati suksesin që pritej, operacioni për kapjen e Eljon Hatos, i njohur si miku i ngushtë i Ervis Martinaj, në kërkim si i dyshuar në dosjen "Metamorfoza”. Emri i tij, u bë i dëgjuar, në vrasjen e bujshme në zonën e  ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" ku u vra, truproja i Martinajt, Fabiol Gaxha.

Forcat RENEA dhe FNSH kishin marrë informacion se në ditët e fundit, Hato lëvizte përreth zonës dhe mund të ishte në banesën e të vëllait në Grudë, pasi shtëpinë e tij e ka në Kiras. Ndërhyrja e befasishme e tyre, e më shumë se 50 forcave, të FNSH dhe të RENEA, duke kaluar mbi murin rrethues e prerë telat me gjemba, duke vrarë njërin qen të shtëpisë, e plagosur tjetrin, ka nxitur dhe reagimin e familjarëve Hato.

I vëllai Elkieri, thotë se policia ka reaguar dhunshëm si asnjëherë më parë, pa mandat kontrolli, si dhe iu vrau kafshët. 39 vjeçari, baba i dy djemve, 13 vjeç dhe tjetri 3 vjeç, pas kësaj ngjarjeje, ka denoncuar në AMP, shefin e komisariatit të policisë së Shkodrës Idriz Daulle, për të cilin thotë se vepron jo sipas ligjit por me qellime të dyshimta. Lidhur me vendodhjen e vëllait, ai thotë se nuk e ka idenë ku ndodhet dhe beson se nuk dorëzohet.

Eljon Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar "ushtari" i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" ku u vra Fabiol Gaxha.

Më herët në 12 maj të vitit 2014, Hato, atëkohë 24 vjeç nën efektin e alkoolit u akuzua për vrasjen e Indrit Yllit gjatë një sherri banal në Zus të Shkodrës. Një vit më vonë kur ai ndodhej  në burgun e Shën-Kollit, Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli, si hakmarrje për një shok që ishte plagosur nga djali i Terollit. Patur parasysh një profil të tillë criminal, forcat e policisë ishin organizuar fuqishëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
E rrethuar me mure 2 metër e tela me gjemba! Vila 2 katëshe ku dyshohej se ishte fshehur Eljon Hato! Filmuan me kamera bastisjen e RENEA-s

 

 

 

Policia ka pasur informacion se Eljon Hato, i njohur dhe si ushtari i Ervis Martinajt të ketë qenë në banesën e vëllait të tij në fshatin Grudë të Shkodrës.

Banesa dy katëshe e përbërë e tëra nga druri është e rrethuar me një mur gati 2 metra të lartë, që kudo vëzhgohej nga kamerat e sigurisë.

Mbi muret e oborrit ka gjithashtu tela me gjemba për ta bërë edhe më të vështirë hyrjen brenda saj. Sikur të mos mjaftonin kjo  banesa ruhej dhe nga 2 qen të rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur në momentin kur ka ndërhyrë FNSH dhe RENEA.

Kanë qenë pikërisht kamerat e sigurisë së banesës së Elkier Hatos që kanë filmuar operacionin e bastisjes së RENEA-s. 

 
 
 
1705403470_WhatsAppImage20240116at12.09.11.jpeg
1705403001_hato.jpg
 
 
 
Banesa e Eljon Hatos
 
Ora 09:57
Policia i bastisi banesën, kush është Eljon Hato, ‘ushtar’ i Ervis Martinajt? Vrau moshatarin, e porositi vrasjen e një mjeku nga burgu i Shën Kollit

 

1705395918_finalprojekt.00051624.Still108.jpg

Foto: Operacioni i RENEA-s ne fshatin Grude

Policia ka bastisur dje 15 janar, banesën e Eljon Hatos, nje person me rekorde të shumta kriminale, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt.

Elton Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. I konsideruar "ushtari" i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol", u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. 

Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014
Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin së bashku në një lokal dhe pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Hyllit  Por vetëm një vit më pas, në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë. 

Çfarë e shtyu Eljon Haton të paguante për kokën e mjekut? 
Në 2015-ën, djali i doktorit Agron Terrolli, kishte plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale e ka kryer në burgun e Shën Kollit, ku qëndronte për të vuajtur dënimin edhe Eljon Hato. Policia u përqendrua asokohe në pistën e një hakmarrjeje të mundshme të Hatos ndaj djalit të mjekut. Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej kohësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 17/01/2024 09:28

    Bejne 100 te zeza duke bere gangsterin dhe perfundojne e jetojne ne kushte si qeni,...shpesh kane edhe fatin e qenit te vrare.

    Përgjigju
  • Gripi: 16/01/2024 19:21

    Operaciom skandaloz i policise. Vrane qente e medhenj dhe ju shpetoi kulishi Hato. Perse nuk flet ministri Balla per kete rast? Ku e kishin informacionin qe mesyne ashtu rremuje? Veshgues kishin, rrethimin e zones e bene, apo operacioni kur te vijme do bejmw zhurme.

    Përgjigju
  • Beni: 16/01/2024 14:27

    Si dreqin doni nga burgu ky ne 2014

    Përgjigju
    • kiraskiras: 16/01/2024 14:52

      Paguante Visi pra.....

  • Hato: 16/01/2024 12:22

    Vrasesi i komanduar nga Pellumb Gjoka e Nikulajt e Lezhes. Tani eshte si qen endacak se Pellumbi ne burg e Bajrat te trellur nga SPAKu

    Përgjigju
    • Oooooooo: 16/01/2024 14:32

      Fillove Muhamet ik se me te xan kund te tredh edhe ty

  • Kastriot: 16/01/2024 10:52

    E kan plagosur qenin or tejjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çaji i boronicës së thatë, si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin

Çaji i boronicës së thatë, si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin