Euro 2024/ Spanja është 'zjarr', mposht 3-0 Kroacinë dhe i çon 'sms' Shqipërisë dhe Italisë

Euro 2024/ Spanja është 'zjarr', mposht 3-0 Kroacinë dhe i çon 'sms' Shqipërisë dhe Italisë

Spanjë 3-0 Kroaci

BERLIN - Spanja dominoi dhe fitoi 3-0 kundër Kroacisë në ndeshjen e parë për Grupin B të Euro 2024. Të ndodhur në një grup me Shqipërinë dhe Italinë, iberikët treguan se do jenë një pretendent i fortë për trofeun.

Spanjollët shënuan tre gola në pjesën e parë me Morata, Ruiz dhe Carvajal. "Dalmatët" ballkanas gabuan në pjesën e dytë një penallti me Petkovic, ndërsa u pa një skuadër jo në nivelet e viteve të shkuara.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Fabian Ruiz që u vlerësua me notën 9.0, ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Unai Simon (8.7) dhe Dani Carvajal (7.7) Tek kroatët dy lojtarët më të vlerësuar ishin Mateo Kovacic (7.3) dhe Lovro Majer (7.0) ndërsa dështimi i ndeshjes ishte Josko Gvardiol i cili u notua me 6.2.

Këtë mbrëmje në 21:00 në Dortmund luhet Itali - Shqipëri, ndeshje që vlen po për Grupin B. Më herët gjatë drekës Zvicra fitoi 3-1 kundër Hungarisë, sfidë e vlefshme për Grupin A.

Renditja

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median