FT/ Shqipëri 0-1 Izrael (Gloukh 73')
TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 0-1 nga Izraeli këtë të mërkurë në një test miqësor të zhvilluar në 'Air Albania'. Kuqezinjtë e nisën 'epokën Rolando Maran' me humbje, njësoj siç e mbyllën me ish-trajnerin Sylvinho, një humbje në miqësore kundër Ukrainës në fundin e marsit.
Paçka një pjese të parë më të mirë nga tanët dhe disa rasteve të pastra nga Mehmeti dhe Hoxha, duhej goli i Gloukh në minutën e 73-të që Izraeli të dilte i buzëqeshur nga kjo ndeshje.
Megjithëse një test miqësor, në këtë përballje nuk munguan tensionet dhe thirrjet politike. Pas golit, Gloukh provokoi tifozët duke bërë me shenjë 'heshtni' dhe duke treguar flamurin e Izraelit. Kaq u desh që Hysaj të përleshej me të, ndërsa ndërhynë edhe futbollistë të tjerë. Arbitri i ndëshkoi dy protagonistët me kartona të verdhë. Në fillim të ndeshjes tifozët në stadium fërshëllyen himnin izraelit.
Sa i takon ndeshjes, trajneri Rolando Maran hodhi në fushë gjatë pjesës së dytë edhe emra si Daku, Bajrami, Shehu, Shpendi, Hadroj, Pajaziti dhe debutuesin Luis Hasa, por pa rezultat. Një paraqitje të mirë në portë zhvilloi gardiani Alen Sherri. Kjo ishte ndeshja e shtatë mes dy skuadrave, Izraeli ka pesë fitore kundrejt 2 fitoreve të Shqipërisë. Sfida e sotme ishte miqësorja e parë mes dy kombëtareve, pasi përballjet e tjera kanë qenë në turnetë kualifikues. Ditë e veçantë për Hysaj që luajti ndeshjen e 98 me Kombëtaren, më shumë se të gjithë.
Kuqezinjtë nuk kanë kohë për të 'vajtuar' këtë humbje, pasi pas tre ditësh në 'Air Albania' do të kenë përballë Luksemburgun në miqësoren e dytë të qershorit, përpara se futbollistët të marrin pushimet pas një sezoni të gjatë.
Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:
90+7' Mbyllet 0-1 ndeshja kundër Izraelit. Shqipëria humbet në shtëpi në debutimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.
90' Shtatë minuta shtesë.
88' Dalin nga loja Hoxha, Hysaj dhe Asllani, në fushë Shpendi, Hadroj dhe Pajaziti.
82' Sherri bën heroin, gardiani kuqezi ndal një tjetër gjuajtje të rrezikshme.
78' Zëvendësim pas golit të pësuar. Nga fusha largohet Laçi, ndërsa në vend të tij debuton Luis Hasa
73' GOOL! Gloukh merr një top pas një rasti të tanëve dhe shënon golin e avantazhit për Izraelin. Gjatë festës, ai bën me shenjë 'heshtni' dhe tregon stemën e Izraelit. Në këtë moment ka ndërhyrë Hysaj dhe kaq ka mjaftuar që futbollistët të përplasen në fushë. Hysaj dhe Gloukh kanë marrë karton të verdhë, teksa tifozët dëgjohet të brohorasin 'Palestinë, Palestinë.
67' Stoinov devijon krosimin e Hoxhës, sfera përplaset në shtyllë.
63' Pak sekonda në fushë, Shehu provon nga jashtë zone me të majtën. Sfera del jashtë.
62' Rolando Maran kryen tre zëvendësime. Dalin nga fusha Broja, Ramadani dhe Mehmeti. Futen Daku, Bajrami dhe Shehu.
55' Ylber Ramadani 'rrëmben' një top nga jashtë zone dhe godet nga afro 20 metra, por sfera shkon pak mbi traun e portës.
46' Nis pjesa e dytë, miqtë kryejnë katër zëvendësime.
45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë në Tiranë.
45' Një minutë shtesë.
43' Sprint fantastik i Brojës nga mesfusha. Sulmuesi futet në zonë dhe gjuan, por tentativa e tij devijohet në këndore.
34' Shqipëria sulmon nga e majta, Hoxha driblon dy lojtarë. Sulmuesi provon goditjen, por nuk ka shënjestrën e duhur
29' Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë. Mehmeti kombinon me Asllanin dhe lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
22' Aksion i bukur nga e majta, Asllani godet në hyrje të zonës. Gjuajtja e mesfushorit bllokohet që në nisje.
10' Anis Mehmeti s'u beson syve, gabon nga pesë metra largësi.
1' Nis ndeshja me topin e parë të shkelmuar nga Shqipëria. Elseid Hysaj luan ndeshjen e 98 me ekipin kombëtar.
MASAT - Në kuadër të kësaj ndeshje pjesëtarë të ushtrisë izraelite kanë qenë të pranishëm në stadiumin 'Air Albania' ndërsa nuk mungonte as njësia anti eksploziv e Shqipërisë. Masa të tilla janë ndërmarrë edhe në të kaluarën, edhe pse kanë qenë shumë më të mëdha. Në nisje të ndeshjes pati shumë kontrolle për tifozët.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Sherri; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Laçi, Asllani; Mehmeti, Hoxha, Broja Trajner: Rolando Maran
Izraeli (4-3-3): Da. Peretz; Revivo, Lemkin, Stoinov, Dasa; Gloukh, E. Peretz, Karichowsky; Solomon, Turgeman, Toriel Trajner: Gal Cohen
Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, foli për Supersport pas humbjes që Shqipëria pësoi 0-1 nga Izraeli në miqësoren e zhvilluar në Tiranë. Italiani debutoi në stolin kuqezi.
“Më vjen keq që përfundoi kështu kjo ndeshje, doja një ndeshje tjetër, duke qenë që ishte e para. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe të keqe. Në minuta të caktuara kemi pasur edhe momente që mund t’i shfrytëzonim, por kemi bërë mirë.
Pozicioni i lojtarëve, Hoxhës, Laçit, Mehmetit dhe Ramadanit? Jam dakord që në pjesën e parë bëmë ndeshje të mirë, por në të dytën humbëm ekulibrin. Prej karakteristikave të lojtarëve bëra këto zgjedhje, lojtarët duhet të ndryshoheshin me njëri-tjetrin, të vinin në ndihmë të “pykës”. Hysaj mund të ndihmonte si numër 5 për të çuar topa përpara. Izraeli është skuadër teknike, të vë në vështirësi për shkak të presingut dhe ne e humbëm këtë balancë.
Edhe pse kam pak ditë që punoj, nuk është e mirë të punosh për një tjetër ndeshje kur sapo ke humbur. Të shohim çfarë mund të përforcojmë tek elementet që s’ishin mirë sot. Ishte një ndeshje jo fortë komforte, pasi ishte kundërshtar që të vë në vështirësi me posedim topi. Por mendoj se lojtarët i janë përgjigjur ideve të mia edhe pse kemi pak ditë që punojmë.
Kjo ndeshje edhe pse ka pasur elementë negativë dhe pozitivë, rezultati nuk është pozitiv. Broja është pikë reference edhe për lojtarët e krahut, por për karakteristikat që ka, lëviz në fushë. Nuk ka pasur shumë mundësi pasi një sulmues qendre duhet të furnizohet me topa, por ishte i lëvizshëm si lojtar për shkak të karakteristikave.
I mirëpritur në Shqipëri? E kam vënë re këtë element. Më vjen keq që nuk ua pagova shqiptarëve këtë mikpritje. Por është një ndeshje që jep indikacione të mirë për të punuar, vazhduar e marrë rezultate më të mira”, tha Maran.

Mesfushori Kristjan Asllani foli pas ndeshjes Shqipëri 0-1 Izrael.
"Maran? Ka qenë shumë pozitv. Trajneri është shumë rob i mirë. Do presing të lartë dhe agresivitet. Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë sepse ishin me dy mesfushorë dhe unë me Ramadanin ishim pak, do dalim apo jo. Në të dytën gati shkuam 1 kundër 1, na vjen keq. Pësuam atë gol dhe na vjen keq sepse besoj kemi bërë ndeshje të mirë sot.
Zgjedhjet i bën trajneri, por të gjithë çunat janë gati. Është shumë e vështirë të luash dy ndeshjet e fundit, kur ka mbaruar kampionati. Jemi stërvitur të gjithë mirë. Tani presim Luksemburgun.
E ardhmja? Nuk e di. Besiktasi ka të drejtë blerje deri më datën 15 nga Interi. Jam gjendur shumë mirë atje, kam luajtur të gjitha ndeshjet. Shpresoj të rri atje. Nuk i dihet”, u shpreh Asllani për “SuperSport”.
Elseid Hysaj luajti sot ndeshjen e 98-të me Kombëtaren, më shumë se çdo futbollit tjetër. Shkodrani foli edhe për përplasjen me Gloukh pas golit që i dha suksesin Izraelit.
"Të them të drejtën kur luaj me fanellën e Shqipërisë, është objektivi të jap maksimumin deri sa të kem fuqi dhe kështu do të vazhdoj deri sa t’ia dal. Ky është një trajner i ri, ka ide të reja, që besoj me kohën do sistemohen, se kemi pasur vetëm 4 ditë kohë që të rregullojmë aksione mbrojtëse e sulmuese.
Por është pozitiv, sheh një lojë më sulmuese se sa kemi bërë më parë. Shpresoj që të gjitha të ndihmojmë që të jemi më mirë për ndeshjet e radhës.
Tensioni? Futbolli kështu është, unë nuk kam qejf të bëj këto skena. Por në momentin që pashë lojtarin me gishtin në buzë duke u thënë tifozëve të pushonin, është impuls momenti. Kërkoj falje, janë gjëra që ndodhin në futboll. Shyqyr nuk ndodhi asgjë e rëndë.
Unë jam pa kontratë, janë dy ndeshje për këtë vit. Pastaj kam folur me menaxherin, po punon, do gjejmë situatatë më të mirë, më të vlefshme dhe pastaj do tregoj se për momentin nuk më ka thënë as mua diçka”, tha Hysaj për “SuperSport” pas ndeshjes.
Tensione në 'Air Albania'. Gloukh merr një top pas një rasti të tanëve dhe shënon golin e avantazhit për Izraelin. Gjatë festës, ai bën me shenjë 'heshtni' dhe tregon stemën e Izraelit. Në këtë moment ka ndërhyrë Hysaj dhe kaq ka mjaftuar që futbollistët të përplasen në fushë. Hysaj dhe Gloukh kanë marrë kartona të verdhë, teksa tifozët dëgjohet të brohorasin 'Palestina, Palestina'.
Gjatë momentit të intonimit të himnit të Izraelit në 'Air Albania', tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium e shoqëruan me fërshëllima të gjata. Gjithçka lidhet me konfliktet politike që ky shtet ka në Gaza.
Në prag të ndeshjes miqësore Shqipëri - Izrael, bie në sy se numri i tifozëve në stadiumin 'Air Albania' është shumë i pakët.
Prej orës 18:00 të pasdites së sotme tifozët mund të futen në stadiumin 'Air Albania' për ndeshjen miqësore të Kombëtares kundër Izraelit. Por nga pamjet e filmuara nga kolegu Ernest Koçi duket se interesi për këtë duel është i pakët.
Kontrollet për këtë sfidë janë më specifike se në ndeshjet e tjera, kjo edhe për shkak të peshës politike. Për t'u futur në stadium tifozët duhet të kalojnë disa kontrolle, si fillim nga security dhe më pas nga policia.
Nuk lejohet që tifozët të kalojnë me monedha dhe çelësa, ndërsa vështirësi po hasin edhe gazetarët pasi nuk lejohet që në tribunën ku ata kryejnë detyrën e tyre të mbajnë kufjet.

Trajneri Rolando Maran ka bërë publik formacionin me të cilin do të luajë kundër Izraelit. Në sulm bie në sy treshja Hoxha, Mehmeti dhe Broja. Në portë e nis Alen Sherri. Edhe trajneri Gal Cohen i miqve do të luajë me skemën 4-3-3.
Shqipëria (4-3-3): Sherri; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Laçi, Asllani; Mehmeti, Hoxha, Broja Trajner: Rolando Maran
Izraeli (4-3-3): Da. Peretz; Revivo, Lemkin, Stoinov, Dasa; Gloukh, E. Peretz, Karichowsky; Solomon, Turgeman, Toriel Trajner: Gal Cohen
Rolando Maran do të debutojë sot si trajner te Shqipëria e futbollit. Përpara miqësores kundër Izraelit e cila do të marrë jetë në orën 20:00 në 'Air Albania', stafi kuqezi ka mësuar se Myrto Uzuni është gdhirë me temperaturë këtë mëngjes.
Pritet që beratasi ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa nuk përjashtohen surprizat. Uzuni e ka Izraelin 'prenë' e preferuar, duke i shënuar dy gola në ndeshjet e luajtura.
Komente








SA MIRE JA PASKENI BERE CIFUTEVE TE QELBUR.....NUK KA ME RRACE E POSHTER SE ATA....
PërgjigjuKy vetëm trajner nuk është, si ka mundësi që thirren në Koombëtare, E Hysaj dhe N Bajrami ku i pari ka dy vjet nuk luan me Lazio dhe i dyti po ngroh stolin te Glasgou Renxhers, ose Trajneri nuk ja ka haberin futbollit ose Duka i Krimit e bë formacjoni .
Përgjigju