Kundër Andorës mjafton predha e Lenjanit, Kombëtarja i nis me këmbën e mbarë kaulifikueset e Katarit (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare i ka nisur me këmbën e mbarë kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’, pasi në ndeshjen e parë ka mposhtur minimalisht 0-1 Andorën. Edhe pse në letër ishte një kundërshtar i thjeshtë, Andora nuk rezultoi e tillë në fushën e lojës.

Deri në minutën e 40 kuqezinjtë e patën tejet të vështirë për të gjetur hapësira, duke luajtur më shumë me topat e gjatë. Një mënyrë loje e cila nuk rezultoi efikase. Për të zbholluar ndeshjen dhe për realizuar golin vendimtar u desh të vinte minuta e 41.

Mesfushori Keidi Bare dha një top shumë të bukur në zonë, aty ku Lenjani nga një pozicion i prirët la pa shpresë portierin vendas. Goli i dha më shumë qetësi kuqezinjve të cilët dominuan pjesën e dytë, por pavarësisht disa rasteve të krijuara nuk mundën që të dyfishonin takimin.

Gjithsesi ky trepikësh e rendit në vendin e dytë kombëtaren tonë pas ndeshjeve të parë. Udhëheq Anglia, e cila shkatërroi 5-0 San Marinon, ndërkohë që Polonia dhe Hungaria mbajnë vendin e tretë dhe të katërt, pasi përballja mes tyre u mbyll 3-3.

Sa i takon kombëtares së udhëhequr nga Edy reja të dielën do të zhvillojnë ndeshjen e radhës. Në Air Albania kuqezinjtë do të presin Anglinë, e cila është edhe favoritja e grupit.

Formacioni zyrtar i ndeshjes

Ashtu siç u shpreh edhe në konferencën për shtyp trajneri Reja i ka besuar lojtarëve me eksperiencë në kombëtare për ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Andorës pavarësisht se në letër janë 90 minuta të lehta.

Italiani ka zgjdhur në portë kapiteni Berisha para Thomas Strakoshës, ndërsa në mbrojtje ka rreshtuar futbollistët që luajnë në Seria A. Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti janë në prapavijë, ndërsa nga krahët Hysaj dhe Lenjani. Asnjë surprizë edhe në mesfushë ku janë vendosur Gjasula, Bare dhe Memushaj, ndërsa në sulm Manaj mbështet nga Cikalleshi.

Siç dihet trajneri Reja luan me formacionin 3-5-2.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Mbyllet sfida e parë e ‘Katar 2022’, Kombëtarja likuidon Andorën falë Lenjanit

90+3’ Është mbyllur me rezultatin 0-1 ndeshja e parë e Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë mposhtën Andorën falë Lenjanit.

Ora 21:51
Nis pjesa e dytë në Andora, Kombëtarja në avantazh falë supergolit të Lenjanit

46’ Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes në Andora ku Kombëtarja po udhëheq me rezultatin 0-1. Goli që vulis pjesën e parë u relizua nga Emir Lenjani.

Ora 21:31
Goditje potente e Lenjanit, Kombëtarja kalon në avantazh kundër Andorës

41’ Kombëtarja ka kaluar në avantazh falë një goli tejet të bukur nga Emir Lenjani. Mëngjarashi pas një topi të bukur në zonë ka goditur fort duke shtangur portierin kundërshtar.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen