Të dielën, më 7 dhjetor nga cirkuiti i Yas Marina në Abu Dhabi, bota e Formula 1 do mësojë kampionin e sezonit 2025. Në një garë të ngushtë 'kokë më kokë' janë Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri. Gara pritet të jetë jashtëzakonisht e luftuar, pasi tre pilotë janë ende në garë për “kurorën”.
Renditja aktuale e pikëve:
Lando Norris (McLaren) - 408 pikë
Max Verstappen (Red Bull) - 396 pikë
Oscar Piastri (McLaren) - 392 pikë
Kush fiton titullin në Abu Dhabi?
Me Norrisin që mban kreun me vetëm 12 pikë distancë nga Max Verstappen (kampioni në fuqi), McLaren këkron të mbajë pas pilotin e Mercedes, duke pasur një strategji për të nxjerrë kampion një nga dy pilotët, por prioritet ka Lando Norris që është kryesues.
Më poshtë edhe një përllogaritje për mënyrën si secili mund të jetë 'mbreti i shpejtësisë' për këtë sezon.
Lando Norris fiton titullin nëse:
Përfundon në tre vendet e para.
Del i katërti dhe Verstappen nuk fiton.
Del i pesti dhe Verstappen nuk fiton.
Del i gjashti dhe as Verstappen, as Piastri nuk fitojnë.
Del i shtati dhe as Verstappen, as Piastri nuk fitojnë.
Del i teti, Verstappen i treti ose më keq dhe Piastri nuk fiton.
Del i nënti, Verstappen jashtë podit dhe Piastri nuk fiton.
Del i dhjeti, Verstappen jashtë podiumit dhe Piastri del i treti ose më keq.
Mbyll garën jashtë zonës së pikëve, Verstappen del i katërti ose më keq dhe Piastri del i treti ose më keq.
Max Verstappen shpallet kampion nëse:
Fiton dhe Norris përfundon i katërti ose më keq.
Del i dyti, Norris i teti ose më keq dhe Piastri nuk fiton.
Del i treti, Norris i nënti ose më keq dhe Piastri nuk fiton.
Oscar Piastri shpallet kampion nëse:
Fiton dhe Norris del i gjashti ose më keq.
Del i dyti, Norris i dhjeti ose më keq dhe Verstappen del i katërti ose më keq.
Sistemi i pikëve në garë:
Vendi 1: 25 pikë
Vendi 2: 18 pikë
Vendi 3: 15 pikë
Vendi 4: 12 pikë
Vendi 5: 10 pikë
Vendi 6: 8 pikë
Vendi 7: 6 pikë
Vendi 8: 4 pikë
Vendi 9: 2 pikë
Vendi 10: 1 pikë
Në këtë finale dramatike, çdo vendim dhe çdo pozicion në pistë do të jetë vendimtar për fatin e titullit. Norris ka avantazhin e pikëve, por Verstappen dhe Piastri janë shumë pranë dhe mund të përmbysin gjithçka nëse bëjnë një garë të përkryer dhe rivalët gabojnë. Abu Dhabi do të jetë skena e një përballjeje epike.
Komente





