Slloveni/ Rama takim 'kokë më kokë' me Kurtin, i pari pas tensioneve! Ambasadori Minxhozi për Report TV: Kryeministri i Kosovës më 16 tetor në Tiranë

Slloveni/ Rama takim 'kokë më kokë' me Kurtin, i pari pas tensioneve! Ambasadori Minxhozi për Report TV: Kryeministri i Kosovës më 16 tetor në Tiranë

LUBJANE-  Pjesëmarrja në forumin e Bledit në Slloveni e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të  tij Albin Kurti, ka afruar më pranë njëri-tjetrit liderët e të dy vendeve.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi i tha Report Tv se të dy kryeministrat kanë zhvilluar takime kokë më kokë në Bled, dhe se kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e samitit të 16 tetorit në Tiranë.

Ky është takimi i parë mes krerëve që pas anullimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor në Gjakovë.

Tetë kryeministra, kryesisht të rajonit, tre presidentë, presidenti i Këshillit Evropian, 14 ministra të Jashtëm dhe shumë të ftuar të tjerë të nivelit të lartë marrin pjesë në sesionin e 18-të të Forumit Strategjik Bled, i cili mbahet çdo vit në fund të verës në mjedisin piktoresk alpin të liqenit Bled, Slloveni.

Shqipëria përfaqësohet në këtë forum nga Kryeministri Rama, i cili mban fjalë të posaçme në panelin e liderëve, ndërkohë që në një panel të veçantë për zhvillimin dixhital të rajonit do të rrëfejë eksperiencën shqiptare edhe Nevila Repishti, drejtuesja e e-Albania.

Akujt' e Ramës dhe Kurtit 

Marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë mjaft e tensionuar, madje shumë herë të dy kanë shkëmbyer replika në distancë. Kurti refuzoi ta takojë Ramën kur shkoi në Prishtinë për ta njohur me draftin për asociacionin e komunave në veri që siç tha ia kishte prezantuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emanuel Macron.

Ndërkohë në një reagim të fundit në konferencë për median Rama tha se nuk kishte asgjë personale por se nuk pajtohej me qëndrimet politike që Kurti për situatën në veri mbante, për të cilën kryeministri kosovar u kritikua edhe nga BE e SHBA.

Ramanuloi mbledhjen e dy qeverive që do mbahej në Prishtinë, ndërsa Kurti e refuzoi në 3 thirrje për takim. Kurti e refuzoi dhe tha se nuk është i nevojshëm një propozim alternativ për Asociacionin.

Ndër të tjera, Rama i bëri thirrje që të firmosej plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ka qenë ballafaqimi i parë mes dy kryeministrave që prej fillimit të këtyre tensioneve në veri në fund të muajit maj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive