TIRANE-Një foshnje 3 muajshe ka mbërritur e vdekur në Pediatri në Tiranë.
 
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas Policisë së Tiranës fëmija ka mbërritur i vdekur në spital.
 
Më herët foshnja ishte shtruar në spital për shkak të temperaturës së lartë.
 
Fëmija ishte i shtruar në Pediatri nga data 8 deri në 10 mars dhe më pas prindërit e kanë çuar në shtëpi.
 
Shkak i humbjes së jetës dyshohet se mund të ketë qënë temperature e lartë. Pritet që të dalë edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com