Vjen reagimi i parë i Partisë Demokratike për takimin Rama-Meta. Ky reagimi ka ardhur nga deputeti Luçiano Boçi, i cili shkruan ne rrjetin social, Facebook, “Shqipëria ka ik për “peshk”, (shqopë)! Duhet shpëtuar nga peshkaqenët!”.
 
Deputeti i qarkut të Elbasanit ka ironizuar darkën që është zhvilluar midis Kryeministrit Rama, dhe Kryeparlamentarit Meta.
 
Në këtë darkë pritet të flitet për fatin e koalicionit PS-LSI, nëse këto dy forca do e rinovojnë këtë koalicion që mori jetë 4 vjet më parë apo do shkojnë të ndara në zgjedhjet e 18-qershorit. 

luciano

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com