Automjeti i zv/drejtorit të ALUIZNIT në Durrës, Gerti Aleksi, është hedhur në erë pasditen e kësaj të hëne, nga një sasi tritoli e vendosur në të. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren "Taulantia" kur makina tip "Land Rover" me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, është përfshirë nga flakët, ndërsa më herët është dëgjuar një shpërthim.
Sipas policisë së Durrësit, pronari i mjetit, A.S nuk figuron me precedentë penal, ndërkohë burime të pakonfirmuara thonë se makina përdorej nga numri dy i ALUIZNIT të Durrësit, Gerti Aleksi.
Ndaj automjetit është vendosur një sasi e vogël eksplozivi, i cili i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje, përveç dëmeve materiale.
Shpërthimi ka ndodhur në shëtitoren "Taulantia", segmenti që fillon nga rruga e Portit dhe përfundon në Currila, në një zonë mjaft të populluar të Durrësit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e Aleksit. Burime pranë Policisë së Durrësit nuk përjashtojnë që atentati të jetë një shenjë presioni për ndonjë legalizim të pa realizuar.
Ndërkohë, Policia po punon për identifikimin e autorëve. Disa minuta pas ngjarjes, blutë e Durrësit shoqëruan për në ambientet e policisë 20 persona të dyshuar, për t'u marrë në pyetje.

(Automjetit që iu vendos tritoli)
Policia e Durrësit: Ndaj automjetit u vendos tritol
Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO