LONDËR - Festa e Pavarësisë, 28 Nëntori festohet në mënyrë madhështore edhe nga emigrantët në Londër. Në koncertin e organizuar nga Forumi i Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe kreu i saj Lutfi Vata, që mbështet shqiptarët në mënyrë të vazhdueshme, merrnin pjesë mbi 600 emigrantë.
Në këtë aktivitet vendin kryesor e zinin fëmijët, të cilët edhe pse ndodhen larg vendit të tyre Shqipërisë, kishin përgatitur për 103 vjetorin e Pavarësisë recitime, këngë dhe valle patriotike në gjuhën shqipe.
Koncerti u prezantua nga Profesori Fatmir Terziu dhe gazetari Kreshnik Zeqaj. Për këtë festë kombëtare nuk mungoi edhe pjesëmarrja e zyrtarëve kosovarë e shqiptarë, si e ngarkuara me punë në Ambasadën Shqiptare Entela Gjika, zv/ambasadori i Kosovës Arjan Krasniqi, Karem Mbak, deputete e Parlamentit Britanik që mbështet fuqishëm komunitetin shqiptar ku uruan emigrantët për Pavarësinë e tyre.
Urime për 103 vjetorin erdhën edhe nga krerët e Shoqatave Shqiptare në Londër Lutfi Vata dhe Talat Pllana të cilët falënderuan shqiptarët për mbështetjen e tyre.
Në koncert nuk kanë munguar këngët patriotike nga këngëtarët Faton dhe Makbule Bakolli, Alfred Zega, Alban Mustafa, ushqimet dhe vallet tradicionale shqiptare të zbukuruara nga kostumet e trevave shqiptare që kanë përcjellë tek të pranishmit emocione të shumta.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com