Ndonëse kanë kaluar vetëm dy ditë që kurse solli në jetë fëmijën e saj të parë me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, Modelja spanjolle Georgina, nuk i ka rezistuar dot tundimit për ta prezantuar vogëlushen Alana Martina me ndjekësit e saj në Instagram.
/Shqiptarja.com
23-vjeçarja ka pozuar së bashku me të bijën, e veshur me një fustan prej mëndafshi të bardhë, nënë e bijë duken thjeshtë të mrekullueshme. Lexohet qartë lumturia dhe krenaria në fytyrën e Georginas.
Georgina dhe Cristiano mirëpritën vogëlushen e tyre të dielën. Ishte futbollisti ai që dha lajmin në rrjetet sociale, i lumtur e në shoqërinë e djalit të tij shtatë vjeçar Cristiano Junior.

(Foto e postuar në Instagram nga modelja Georgina)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











