Shkodra është qytet i sportit dhe i artit. Julian Deda zgjodhi artin, por sporti zë një vend të madh në zemrën e tij. Prej kohësh tashmë ai jeton në Tiranë, por Shkodrën e tij nuk e harron asnjëherë.
 
Juli është rikthyer sot në Shkodër me një mision të veçantë, të mbështesë sa më fort Shqipërinë në sfidën e rëndësishme kundra Spanjës.
 
Aktori i humorit njihet si fans i flaktë i kombëtares. Edhe mbrëmjen e kaluar ai publikoi në video ku së bashku me spektatorët e Apartamenti 2XL këndonin këngë në mbështetje të kombëtares.

julian deda me familajen ne shkoder

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)