FOTO/ Mbi 1 mijë trupa dhe 200 mjete ushtarake, nis stërvitja më e madhe e Forcave të Armatosura shqiptare 'Bizza-22'! Certifikohen nga NATO

FOTO/ Mbi 1 mijë trupa dhe 200 mjete ushtarake, nis stërvitja më e madhe e Forcave të Armatosura shqiptare 'Bizza-22'! Certifikohen nga NATO

Mjete ushtarake të Forcave të Armatosura shqiptare, stërvitja 'Bizza-22'

Ka filluar këtë të mërkurë stërvitja më e madhe e Forcave të Armatosura shqiptare,  e koduar si "Bizza-22" ku marrin pjesë mbi 1 mijë trupa dhe 200 mjete ushtarake.

Lajmi është njoftuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka ndarë dhe disa pamje nga stërvitjet të zhvilluara gjatë ditës së sotme. Rëndësia e kësaj stërvitjeje është se do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO, duke e certifikuar si një strukturë të gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.

"Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete ngritën sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza-22”, në të cilën do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO. Certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA.", shkruan Ministri i Mbrojtjes në "Facebook".

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë