Në kryeministri mund të lindin dashuri të vërteta që shkojnë deri në martesë. Dhurata Shamia, drejtoresha e protokollit të Kryeministrisë martohet sonte me Tomas Frashërin, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama.
 
Çifti është njohur në ambientet e kryeministrisë, ku përveç punës, duket se Dhurata dhe Thomasi kanë konsumuar edhe lidhjen e dashurisë.

Dasma zhvillohet sonte në ambientet e hotel “Padam” në Tiranë. Sipas burimeve, lista e të ftuarve nuk i kalon 300 personat dhe çifti është kujdesur që gjithçka të shkojë pa shumë bujë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)