Por, fotot e mia të preferuara janë tani, tani është sfida. Është sfidë të duash, të përballosh sëmundjen dhe një të ardhme të pasigurt. Është e vështirë që të ndihesh seksi dhe e bukur, kur je duke bërë kimioterapi. Megjithatë, ne jemi më të fortë. E dashurojmë njëri-tjetrin më shumë se më parë”.
Ky është mesazhi që aktorja Shannen Doherty, pjesë e “Brenda” e “Beverly Hills 90210”, gjatë betejës kundër kancerit të gjirit ka ndarë me lexuesit në rrjetet sociale.
Kësaj here e ka bërë për të treguar dashurinë, që e lidh atë me bashkëshortin e saj, Kurt Iswarienko-n. Ndërkohë, fotografitë në Instagram tregojnë se flokët e aktores kanë filluar të rriten sërish. Aktorja Shannen Doherty rrëfeu për sëmundjen vetëm në korrik të këtij viti, por ajo e vuan qysh prej vitit 2015.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)