Foto/ Pas humbjes së gjyqit për vulën dhe logon, Basha i dorëzon PD-së makinën 'Range Rover'! Fuoristrada e parkuar para selisë

Foto/ Pas humbjes së gjyqit për vulën dhe logon, Basha i dorëzon PD-së makinën 'Range Rover'! Fuoristrada e parkuar para selisë

Makina e dorëzuar në oborrin e PD dhe Lulzim Basha

Pak pasi humbi drejtimin e Partisë Demokratike (11 Qershor 2024), Lulzim Basha dorëzoi edhe makinën që ka pronësinë e partisë opozitare.

Në një foto që e disponon edhe "Shqiptarja.com", mjeti “Range Rover” shihet i parkuar në selinë e PD-së, e cila me vendim të Gjykatës së Apelit, i kaloi ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha mësohet se e ka dorëzuar makinën sipas procedurave, sapo vendimi gjyqësor hyri në fuqi. Me këtë mjet ai lëvizte prej vitesh, teksa ish-kryeministri Berisha nga ana tjetër ndodhet prej 30 Dhjetorit 2023 në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, prej datës 17 Qershor, Basha dhe grupi i tij kanë ndryshuar logon dhe vendosur emrin e partisë së re, duke e quajtur "Demokratët Euroatlantikë", në pritje edhe të rekursit që kanë depozituar në Gjykatën e Lartë, për çështjen e vulës së PD.

Pas vendimit gjyqësor, dukshëm Basha ka dorëzuar edhe mjetin që është i regjistruar në pronësi të selisë blu, një procedurë kjo, standarde juridike dhe inventarizuese që kryhet në këto raste.

Madje në fasadën e godinës, demokratët kanë ngjitur edhe një baner me mbishkrimin “Free Berisha” (lironi Berishën), pasi ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie” prej gati tetë muajsh.

Vendimi i Apelit për vulën u dha nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro dhe është i formës së prerë, derisa të shprehet Gjykata e Lartë, pas rekursit të depozituar nga ankuesit.

Konflikti gjyqësor në PD mes Bashës dhe Berishës

Më 25 mars 2022, u mbajt seanca për Kuvendin e 11 Dhjetorit, ku me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD. Më 23 mars 2023 rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, Apeli e kthen çështjen në Shkallë të Parë dhe me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.

Më 27 dhjetor 2023, Gjykata e Lartë e ktheu në Apel me trupë tjetër dhe kërkoi zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijoi të ishte Basha. Më 11 qershor 2024, Gjykata e Apelit i ktheu vulën ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 17/08/2024 17:04

    Sa mire ja paskan bo tash pshtoje shqipnija or teeej.

    Përgjigju
  • Po mër po: 17/08/2024 14:00

    Ktheu makinën e amortizu e tash ka disa modele të fundit në shtëpi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)