Që Lulzim Basha është një konviktor në Tiranë, u pa gjatë 4 viteve në bashki ku në dy vitet e fundit nuk mblodhi asnjëherë Këshillin Bashkiak, nuk firmosi asnjë shkresë e nuk shkoi thuajse asnjëherë në zyrë. Ndaj dhe epiteti “gjumash” ngjiti më shumë se gjithçka!
Por askush nuk e mendonte se dhe në opozite do sillej i tillë! Pasi ka shitur çdo kauzë për pazare si Çadra, Teatri e protesta e Kukësit, ai ka shitur më në fund dhe protestën e Astirit.
Sot ai është pikasur nga qytetarët në hyrjen VIP të aeroportit të Rinasit, mesa duket duke përfituar nga urdhri i Edi Ramës për fundjavë të gjatë për administratën. Gjate paradites ai u bëri thirrje banorëve të Astirit të qëndrojnë fort e të bëjnë betejë stoike bashke me PD çdo orë për të rrëzuar qeverinë nga Astiri! Fill pas kësaj, ngatërroi datën e flamurit dhe krisi iku në Rinas!
Mesa duket opozita do jetë në dorë të djalit të Fahriut e Salianjit gjer sa të kthehet Luli nga pushimet! Basha ua ka lënë atyre porositë për të mbajtur bllokuar Unazën e Re derisa të mbarojë ushtrimin e drejtës duke përfituar nga oferta e Kryeministrit Rama për administratën, një fundjavë të gjatë pushimesh.
Sërish PD përdori një tjetër protestë për pazar me kompanitë dhe populli do duhet të protestojë me Lulin që poston në rrjete nga pushimet! Ndërtimet kanë nisur të prishen, familjet po zhvendosen e kantieri i rrugës po ngrihet. Një fund i palavdishën i përdorimit të radhës nga Basha të demokrateve, e me gjasë një fund i palavdishëm i vetë PD!/ Lexo.al