Rama shkruan se prefekti Rauf Fico, ishte nga Gjirokastra me origjinë, dhe jepte shembullin se nga jugu në veri Shqipëria ishte e pandarë. Sipas Ramës, Fico ishte një personalitet i dekoruar dhe i angazhuar për ecjen e vendit drejt Europës.
(Ish-prefekti i Shkodrës, Rauf Fico)
Ja se çfarë shkruan Rama:
Më 1923, Marubi shkrepte foton zyrtare të prefektit të emëruar të Shkodrës, dekoruar me kryqin e oficerit të Urdhërit të Franc-Jozefit të Austro-Hungarisë dhe dekoratën e oficerit të Palmave akademike të Francës.
Ky prefekt ishte personaliteti i shquar, shërbyesi i shtetit dhe diplomati patriot, gjirokastriti Rauf Fico. Me këto premisa, me një zyrë të pajisur bukur në një godinë të spikatur ndërtuar nga francezë dhe austriakë, prefekti i ri, dëshmi se nga jugu në veri Shqipëria ishte e pandarë dhe një, ishte një angazhim i gjallë për ecjen e vendit kah Europës edhe pse në nivel lokal.
Sot, godina e prefekturës së dikurshme është selia e bashkisë së Shkodrës… Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltane!
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com