Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka postuar një foto në instagram ku shihet e lumtur, teksa Sam Smith e puth në faqe.
Shkrimi që ajo vendos në foto është: “Surpriza më e bukur të të shihja ty. Rrezaton mirësi. Më kishe munguar”, ka shkruar Ora përkrah fotos.
Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në një sërë komentesh, ku i komplimentojnë se duken bukur dhe do të ishin një çift i mirë së bashku.
Pak kohë më parë këngëtarja u fotografua në shoqërinë e Lewis Hamilton, çka krijoi edhe aludime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com