TIRANË - Superhëna ka shfaqur spektaklin e saj edhe mbi Shqipëri.

Fotot e LSA dhe Shqiptarja.com nga Tirana tregojnë trupin qiellor 30% më të madh se zakonisht për shkak të afërsisë me Tokën.

Superhëna doli sipër malit të Dajtit rreth orës 17:30 dhe perëndoi rreth orës 06:30 të mengjesit të 15 nëntorit.

Ndonëse moti me re nuk favorizonte një pamje të qartë, gjithsesi hëna dukej qartë mbi madhësinë e saj normale.  

Kjo është hëna më e ndriçueshme e 70 viteve të fundit dhe ky fenomen natyror do të përsëritet sërish vetëm në vitin 2034.

[gallery]19659[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com