Sot ai shkruante në Facebook, se debatet që ka ndërmarrë kohët e fundit Rama me mediat, si dhe me shtetet fqinje, kanë qenë një përpjekje e këtij të fundit për të fshehur përgjëgjësinë e tij direkte lidhur me kanalizimin e vendit.
Nga fotot e fundit që ka publikuar Manjani që kur i është rikthyer zantit të avokatit, të bie në sy se ai i ka hyrë një jete tërësisht të re.
Duke kërcyer me veshje popullore, apo duke udhëtuar i veshur sportiv me një bandanë në kokë si motorist, ky duket se është stili i ri i jetesës për ish-deputetin dhe ish-bashkëpunëtorin e Edi Ramës në kohët kur PS ishte në opozitë.
Por ka edhe më.
Në një foto të publikuar prej tij më 27 tetor 2017 (siç mund të shihet në foto-galerinë e mëposhtme), duket dora e një gruaje që mban në dorë ndoshta një prezervativ me foton e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, ku shkruhet “Put In”, që do të thotë “Vendoseni.”
Manjani shkruan me ironi në foto: “Të mbrohesh nga Rusët, apo të mbrohesh me Rusët?! Kjo është çështja...”.
Pak kohë më parë, ish-kolegu i Manjanit te LSI, Sekretari i Përgjithshëm i kësa partie, Luan Rama, u fotografua gjatë një takimi me vetë Vladimir Putinin.
Me sa duket, që nga ai moment, hapja e njerëzve të LSI apo pranë saj ndaj presidentit që sundon me autoritarizëm ka ardhur në rritje.
[gallery]24664[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com












