Fotografi të rralla të Marilyn Monroe
që do të ekspozohen në Londë

Fotografi të rralla të Marilyn Monroe<br />që do të ekspozohen në Londë
Bashkëpunimi i Monroe-s me fotografë si Milton H. Greene dhe Douglas Kirkland ka prodhuar disa nga imazhet më të rëndësishëm në karrierën e saj. Dy fotografë legjendar i ka bashkuar dëshira e mirë për të bërë diçka shumë të bukur për ikonën e tyre Marilyn Monroe ekspozitën e quajtuar “Gentelmen Prefer Blondes”. Kjo ekspozitë shfaq disa nga fotot e rralla të Monroe.
 
Marilyn Monroe, me emër arti Norma Jeane Mortenson Baker Monroe (1926-1962), ka qenë aktore, këngëtare, modele dhe producente kinematografie.
 
Pasi kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në jetimore, Monroe nisi të punojë si modele, para se të firmoste kontratën e parë kinematografike, në vitin 1946; pas disa pjesësh të vogla, filmat “Xhungla e asfaltit” dhe “Eva kundër Evës” ishin sukseset e saj të parë në publik.

Në vitet pasardhës, interpretimet e saj në filma si “Nigara” po “Meshkujt preferojnë biondet” u çmua shumë nga kritika, dhe u bë shumë e famshme me filmat “Si të martohesh me një milionerë”, “Kur gruaja shkon me pushime”, “ Disave u pëlqen i nxehti”, për të cilën fitoi dhe një “Golden Globe” si aktorja më e mirë. Më pas suksesi i saj s’kishte të ndalur, aq sa edhe në ditët e sotme i referohemi asaj si ndoshta një nga ikonat më të mëdha të bukurisë.

marilyn

marilyn

marilyn

marilyn

marilyn

marilyn

marilyn

marilyn

marilyn
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit