TIRANË - Mbrëmjen e djeshme Hëna ka ofruar një pamje të veçantë për kryeqytetin rreth orës 21:00, gati 1 orë pas perëndimit të Diellit pozicioni i Hënës ishte në perëndim të Tiranës, duke u ndriçuar nga Dielli por dhe nga reflektimi i dritës së Tokës në Hënë.

Gjatë natës së djeshme çereku i Hënës ndriçohej direkt nga Dielli ndërsa pjesa e saj e errët ndriçohej nga drita e Tokës duke bërë që hëna e zbehtë të ishte e dukshme dhe e rrumbullakët për syrin e njeriut.

Ky fenomen njihet si "Earthine" dhe ndodh pas perëndimit të diellit dhe kur hëna e re ndodhet në perëndim.

Fenomeni është i dukshëm 1 - 5 ditë para hënës së re dhe mund të përsëritet disa herë brenda një viti në varësi të kushteve atmosferike dhe pozicionit të hënës. 

Në fotot e Shqiptarja.com fenomeni i fotografuar dje rreth orës 21:00 në Tiranë.

hena
hena
(Fenomeni i hënës dje rreth orës 21:00 në Tiranë) [Nikon, 300mm, 3s @ f/5.6 ISO 1600]
hena
(Fenomeni i hënës dje rreth orës 21:00 në Tiranë) [Nikon, 300mm, 3s @ f/5.6 ISO 1600]

hena
(Foto më sipër tregon si u pa me sy të lirë fenomeni "Earthshine" në Tiranë) FOTO

fenomeni
(Si ndodh fenomeni)

hena
(Fenomeni i hënës dje rreth orës 21:00 në Tiranë)   
FOTO

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)