Agjentët e policisë në pikën kufitare të Ceutas, një enklavë spanjolle në Marok, kanë mbetur të habitur nga ajo se çfarë kanë gjetur në valixhen e një 19-vjeçareje.

Punonjësit e sigurisë tregojnë se vajza ishte tepër nervoze dhe filluan dyshimet se mos ajo po transportonte drogë, por janë habitur nga forma që kanë parë nga skaneri i valixhes së saj, akoma edhe më tepër janë habitur kur e kanë hapur atë.
 
Brenda valixhes ishte i fshehur një djalë 8 vjeçar i quajtur Abu. Pas verifikimit të situatës, policia ka arrestuar edhe babain e 8-vjeçarit i cili konfirmoi se kishte tentuar të kalonte djalin e tij fshehurazi duke renë dakord me 19-vjeçaren.

klandestin

klandestin

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)