Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, për bashkinë e Pogradecit, Diana Mile ja ka marë valles teksa ishte e pranishme në inaugurimin e shkollës “Skënder Durbaku” në Rodokal të Pogradecit.

Në foton që ajo ka postuar në faqen e saj në "Facebook", duket se përveç pjesës zyrtare të inaugurimit të shkollës, ajo ka qëndruar edhe gjatë aktivitetit artistik që shkolla ka organizuar.

Kandidatja Mile është fotografuar duke kërcyer në vallen tradicionale shqiptare, në mesin e të rinjve, një pjesë e të cilëve ishin të veshur me veshjet tradicionale të asaj zone.
mile
mile
mile
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)