Pa asnjë koment, një kamera përballë, dorën e shkarravitur, kokën e mbështetur në të dhe lapsat me ngjyra, kjo është fotografia e re e kryeministrit Edi Rama në llogarinë e tij në rrjetin social në facebook.
Rama riktheu portretin e tij në facebook, 9 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në kohë fushate, simbol identifikues ishte ylli me 5 cepa, që simbolizon synimin e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Mbi të gjitha ylli mbante dhe firmat e të gjithë liderëve të BE-së gjatë samitit të zhvilluar në Tiranë.
Komente












