TIRANË - Pesë punonjëse të Pastrim Gjelbërimit të Tiranës, duhet të kenë qenë aq të të lodhura mesditën e sotme, saqë rreth orës 12:00 nuk kanë pyetur fare se kush mund t’i shihte apo çfarë figure do të bënin, por janë shtrirë për të pushuar dhe fjetur poshtë hijes së pemëve “kolipse”.
 
Fotoja e pazakontë është shkrepur në lulishten midis Kryeministrisë së Piramidës, pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
 
Pesë gratë e veshura me uniformat e punës duken të pajisura mirë edhe me kartona që i kanë përdorur si shtroje mbi bar.
 
Ndërsa katër prej tyre duket se i ka marrë gjumi, e pesta është duke lexuar gazetën.
 
Ku i dihet, ndoshta po lexon përfitimet e Shqipërisë pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

punojsit e bashkise(Punonjëset e Pastrim Gjelbërimit të Tiranës duke pushuar)
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)