Kryetari i PD, Lulzim Basha ka preferuar të vishet në një mëntyrë të veçantë në festën e 242-vjetorit të Pavarësisë së SHBA, organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë. Basha i është përshtatur festës me një pamje kaubojsash. Kryetari i PD mbante në kokë një kapele tipike kaubojsash.
Kryetari i PD ka pozuar me ish-drejtorin e shkollës së policisë së Kosovës, në stendën e Teksasit, Steve Bennett. Basha shkruan në Facebook se me Bennett është njohur kur të dy punonin në Kosovë pas çlirimit të saj.
(Lulzim Basha dhe miku i tij amerikan Steve Bennett)
Në festën e organizuar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili pritet të largohet pas disa ditësh nga Shqipëria për shkak të mbarimit të mandatit, kanë marrë pjesë mjaft personalitete të artit, kulturës dhe politikës.
Komento
Kaubojs jaris
Përgjigju