FOTOT/ Ja si do të duket zona e Zdrales në Shkodër pas transformimit! Tenderi 275 milionë lekë, pritet nisja e punimeve

FOTOT/ Ja si do të duket zona e Zdrales në Shkodër pas transformimit! Tenderi 275 milionë lekë, pritet nisja e punimeve

Projekti për transformimin e tregut të Zdrales në Shkodër

SHKODËR- Në Shkodër pritet të nisë puna për projektin transformues të zonës së Zdrales. Kryebashkiaku Benet Beci, në një postim në Facebook, ka ndarë fotot e projektit, përmes së cilave tregohet transformimi që pritet të pësojë zona. Projekti për rijetëzimin e zonës së Zdrales u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Beci në dhjetor 2023.

Kompania fituese për kryerjen e punimeve në Lotin A është ‘Curri sh.p.k’. Tenderi kap vlerën 275 milionë lekësh, pa përfshirë këtu TVSH-në.  Kjo është faza e parë e projektit për transformimin e zonës së Zdrales, ndërsa do të ketë edhe faza të tjera që pritet të shtrihen edhe në zonën e tregut.

Projekti transformues

Loti A përfshin rrugën "Hamz Kazazi"; fillon nga Xhamia e Parrucës dhe vazhdon deri te Markata e Peshkut. Përbëhet nga objekte 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme si butikë veshjesh dhe aksesorësh, ushqimore, dyqane peshku dhe mishi, bar-kafe, artikuj shtëpiakë, mjedise për profesione të lira, fruta-perime etj.

Propozimi për këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave.

Rrugët dhe sheshet do të trajtohen në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do të lejohen me orare të caktuara.

Zonat e ndërhyrjes do të jenë:

•Sheshi i Xhamisë së Parrucës

•Sheshi në mes të kryqëzimit të rrugës "Hamz Kazazi" dhe rrugës "Lidhja e Prizrenit"

•Sheshi i markatës së peshkut

•Rruga përgjatë gjithë zonës së Lotit A. 

Fasadat do të trajtohen në bazë të gjendjes së tyre ekzistuese dhe këto ndërhyrje do të bëhen në kategori të ndryshme të cilat janë:

Kategoria I – Pastrim fasade ose bojatisje, zëvendësim i grilave të drurit, zëvendësim i vetratave në katet zero, zëvendësim i parmakëve të objekteve, restaurim i rifiniturës së çative.

Kategoria II -Suvatim / veshje / bojatisje, restaurim i dekoracionit mural, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria III – Trajtim fasade, ndryshim/ zëvendësim i dritareve ose grilave, trajtim i verandave/ballkoneve, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.

Kategoria IV – Paketa e muraturës, paketa e shtresave, vendosje e çatisë, dritare/ dyer/ vetrata, trajtim i ballkoneve/ verandave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • b o e r i: 23/08/2024 12:59

    Me ca i ke bo renderat mo vllai, corona apo lumion?

    Përgjigju
    • Kola: 23/08/2024 13:26

      Komento shqip vlla?

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

'Moment i rëndësishëm historik!' Qeveria e Kosovës jep detaje nga takimi i Kurtit me shefin e CIA-s

'Moment i rëndësishëm historik!' Qeveria e Kosovës jep detaje nga takimi i Kurtit me shefin e CIA-s