FOTOT/ Sot 1 vit pa legjendën e futbollit, Maradonën e kujtojnë mijëra tifozë, sa krenarë do të ndihej 'El Pibe' nëse do ishte mes nesh

FOTOT/ Sot 1 vit pa legjendën e futbollit, Maradonën e kujtojnë mijëra tifozë, sa krenarë do të ndihej 'El Pibe' nëse do ishte mes nesh

25 nëntori shënoi 1-vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit Diego Maradona, i konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe një njeri i adhuruar në vendin e tij Argjentinë.

Ky përvjetor ka mbushur rrugët e Argjentinës me homazhe në nder të ish-futbollistit, shumë tifozë u mblodhën në një stadium në Itali me fotot e Mardaonës, e ndërsa të tjerë zgjodhën piktura murale për të përkujtuar ish-futbollistin.

Maradona vdiq nga një atak në zemër në moshën 60-vjeçare pasi kishte kryer një operacion në tru dy javë më parë. Shtatë profesionistë shëndetësorë që kujdeseshin për yllin po përballen me akuza penale pasi një raport mjekësor tha se Maradona nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

Ish-ylli i Boca Juniors, Barcelona dhe Napoli kishte luftuar me varësinë nga kokaina dhe alkooli për vite me radhë dhe vuante nga çrregullime të mëlçisë, veshkave dhe sëmundje kardiovaskulare.

Për 1-vjetorin e humbjes së Maradonës vajza e tij e madhe ka kërkuar drejtësi.

“Bota ka qenë më e tmerrshme për një vit sepse ti nuk je këtu. Drejtësi është ajo që kërkoj”, shkroi në Instagram vajza e madhe e Maradonës, Dalma.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale